måndag 18 januari 2016

PANORAMË HISTORIKE E TRAJTIMIT TË SJELLJES ANORMALE


 

 

Për shekuj me radhë të ashtuquajturar shoqëri të qytetëruara i kanë parë njerëzit me anormalitete psikologjike si qënie jonjerëzore,të calat duhen torturuar,izoluar dhe harruar.Për pasojë,historia e trajtimit të çrregullimeve mendore është një histori e ashpër.Për qindra vjet këto çrregullime të çuditshme janë lidhur me fenomene të mbinatyrshme dhe personi i prekur konsiderohej i zaptuar nga demonët ose djajtë.

Një ”mënyrë kurimi” e Periudhës së gurit ishte hapja e një vrime në kafkën e pacientit që t’i dilnin prej andej shpirtrat e këqij.Në Europë gjatë shekujve 17 dhe 18,qindra mijëra njerëz janë torturuar ”për t’i sjellë në terezi”.Nëse kjo nuk jepte rezultat,ata digjeshin ose vareshin.Të sëmurët merrnin shpesh trajtim që i bënte më keq jo vetëm sepse ata ishin në gjëndje të mjerë,por sepse frikësonin dhe të tjerët.

Në vitin 1793 gjatë Revolucionit Francez,Philippe Pinel drejtoi një reformë të re të papritur e të frikshme në Azilin Bicetre në Paris.Ai zgjidhi pacientëve zinxhirët me të cilët ishin lidhur dhe bëri thirrje për ”masa shtrënguese më të buta dhe më të zgjuara”.Ai njoftoi se një numër pacientësh të dhunshëm,me t’u çliruar nga zinxhirët ,u bënë më të qetë dhe flisnin në mënyrë të pëlqyeshme me personelin.Pinel u përpoq t’i klasifikonte tipet e ndryeshme të turbullimeve mendore dhe të sugjerojë se forma të ndryshme trajtimi.Ai nuk ishte i pari në përpjekjen e vet për këtë klasifikim.Pinel tregoi rëndësinë e regjistrimit të rasteve të veçanta dhe të trajtimit individual të çdo pacienti.Një zhvillim serioz dhe i rëndësishëm për të sëmurët mendorë në Amerikë ndodhi në vitin 1909 kur Clifford W. Beers themeloi Komitetin Kombëtar për Higjenën mendore.Qëllimi i këtij komiteti ishte përmirësimi i kushteve në spitalet psikiatrike,rritja e predispozicionit për kujdesin ndaj të sëmurit mendor dhe ndërgjegjësimi i publikut për shëndetin mendor.

Deri kohët e fundit,disa trajtime moderne të çrregullimeve psikologjike,përdorin teknika po aq ”brutale” sa edhe ato që përdoreshin përpara Pinel.

Psikokirurgjia,duke shkatërruar në mënyrë të përhershme pjesë të trurit,u tjetërsoi personalitetin mijëra pacientëve duke i detyruar ata të bënin jetë të kufizuar e duke i privuar nga eksperiencat e natyrshme e normale.Sot po bëhen hapa të mëdhenj përpara për t’iu sigruar trajtim më të mirë njerëzve me çrregullime psikologjike.Gjatë dy dekadave të fundit po vihet  re prirja për t’i nxjerrë pacientët jashtë institucioneve e për t’i mbajtur në shoqëri.Më poshtë do të shikojmë disa nga terapitë e përdorura për të trajtuar problemet psikologjike.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.