söndag 3 januari 2016

Klasifikimi i Narkotikëve


nga libri:
Kriminalistika Mjekësore
Alija Ramljak


Klasifikimi i Narkotikëve

Ekzistojnë shumë klasifikime të narkotikëve, mirëpo për shkaqe
pragmatike dhe klinike po e cekim klasifikimin e bazuar në suazat
psikologjike dhe farmakologjike. Sipas këtij klasifikimi narkotikët
ndahen në tri grupe: depresivë, stimulativë dhe halucinogjenë

 

A. NARKOTIKËT ME EFEKTE DEPRESIVE
Këta narkotikë ndikojnë në shumë struktura nervore: Duke zvogluar
tendosjen dhe anksiozitetin, e ndryshojnë reagimin në dhembje, e
dëmtojnë të menduarit kurse në doza të mëdha e nxisin gjumin. Këtu
bëjnë pjesë opiumi dhe barbituratet.

 

1. Opiumi dhe derivatet e tij
Opiumi është lëng në formë qumështi, i cili fitohet me prerjen e
gëzhojës së makut; në mbrëmje gëzhojat prehen kurse në mëngjes në
to paraqitet lëngu në formë të qumështit (“lotët e opiumit”), i cili
pastaj trashet dhe me kohë e merr ngjyrën e mbylltë kurse me trashjen
e mëtejme bëhet i përshtatshëm për tu gatuar në pogaçe. Opiumi
përmban alkaloidë shumë efektivë ndër të cilat më i rëndësishmi është
morfiumi dhe derivatet e tij; heroina, kodeini, dionini, dhe dilaudidi që
kanë një përdorim të posaçëm në mjekësi.
Mënyra e përdorimit të preparatit të opiumit për qëllime narkomanie
është tymosja, përtypja dhe injektimi (fiksimi). Më së tepërmi këtë e
marrin personalitet emocionalisht të papjekura, sidomos ata të cilët
vuajnë nga tendosja permanente. Opiomania kalon nëpërmes tri fazave

 

a) Morfina
Shumë shpejtë e krijon tolerancën, kurse toleranca zhvillohet
mesatarisht për tri javë. Doza e vogël nxitë eufori dhe ëndrra të mira.
Të menduarit është përmbajtjesor dhe i bujshëm, mirëpo te ata nuk
mund të ndikohet. Ndër komplikimet e shkaktuara, më e shpeshta
është vdekja për shkak të dozës tepër të madhe dhe reagimit të
morfinës me, mundime, dridhje, ngërçe, pagjumësi dhe delirim.

 

b) Heroina
Heroina është derivat gjysëmsintetik i morfinës të cilën i pari e ka
prodhuar Dresser më 1898. në Gjermani. Heroina është 20-25 herë më
e fortë se morfina. Merret në mënyrë intravenoze shkakton depresionin
në tru dhe palcë. Shfaqet dremitja, pulsi dhe frymëmarrja
ngadalësohen, kurse bebëzat e syrit ngushtohen tepër. Heroinomanët
janë të sëmurë rëndë për shkak të vartësisë së madhe për narkotik,
prandaj te ata janë të pashmangshme shkatërrimet sociale dhe
habituset psikofizike. Shumë shpesh vdesin për shkak të dozës së
tepruar por edhe nga dozat e vogla për shkak të kolapsit
kardiovaskular dhe edemit të mushkërive (sindroma X, i pa hulumtuar
sa duhet). Te heroinomanët shfaqet shpesh dukuria suicidale me
përjetime paranoide.

 

c) Metadoni
paraqet analgjetik sintetik të prodhuar në Gjermani gjatë Luftës së
Dytë Botërore. Për shkak të efekteve të tij analgjetike, në mjekësi
përdoret për zvogëlimin e dhembjeve. Narkomanët këtë e marrin
vetëm në raste të domosdoshme kur nuk kanë narkotikë të tjerë.

 

2. Barbituratet
Këto janë grup barërash shumë të fuqishme depresive që vejnë në
gjumë dhe në mjekësi kanë një përdorim të gjerë. Shkaktojnë
depresionin e shumë strukturave nervore për çka edhe përdorën për
kthimin e gjumit dhe lirimin nga tendosja.
Më e përhapura është narkomania, së këndejmi edhe më seriozja për
shkak se më së shpeshti përfundon me vdekje qoftë për shkak të dozës
së tepruar apo për shkak të qëllimeve vetëvrasëse qoftë madje edhe
nga pakujdesia. Vartësia nga barbituratet është shkas për të kaluar në
narkotikë edhe më të rrezikshëm. Kombinim shumë i rrezikshëm është
marrja e barbiturateve me alkool për shkak të efekteve sinergjike me
efekt depresiv në Sistemin Nervor Qendror. Pikërisht marrja e
kombinuar e barbiturateve dhe e alkoolit e sjell shpesh vdekjen e
shpejtë.
Keqpërdorimi më i gjatë i barbiturateve gjithsesi sjellë deri te vartësia
psikofizike. Prirje të posaçme për këtë kanë personat me gjendje të
tendosur dhe anksioze.

 

B. NARKOTIKËT ME EFEKTE STIMULUSE
Ky lloj narkotikësh ndikon në mënyrë eksplicituese në SQN (Sistemin
Qendror Nervor) duke sjellë kështu te shtimi i gjallërisë së brendshme,
zgjuarsisë së sforcuar, zvogëlimi i apetit. Këta narkotik, në doza më të
mëdha nxisin ngacmime dhe agresivitet, madje edhe deri te idetë e
gabuara të përndjekjes dhe halucinacioneve. Në mjekësi përdorën për
shërimin e narkolepsisë dhe largimin e lodhjes, por edhe për
kundërvënie helmimit me barbiturate. Narkotiku më i njohur është
 

Amfetamina shumë e preferuar tek studentët që mësojnë në formë
fushate.

 

Kokaina
Është alkaloid mjaftë potent i cili nxirret nga gjethi i bimës
Erythroxylon cocca, në Amerikën Jugore, e cila është shumë e
përhapur te vendasit në Anda. Efektet e saj, së pari i kanë zbuluar dhe
hulumtuar priftërinjtë e Inkëve të vjetër. Ky narkotik shumë shpejt
shkakton eufori me një përjetim të bukur intelektual dhe fitim të forcës
fizike. Ndikimi dhe efektet e narkotikut janë jetëshkurtër, prandaj edhe
shtohet etja për marrje më të shpeshtë të tij. Pikërisht për shkak të
marrjes permanente të narkotikut fillojnë të paraqiten idetë e kota të
halucinacioneve dhe ndjekjeve. Me kohë shtohen çrregullimet psikike
duke u shndërruar në psikozë të vërtetë dhe gjendje delirante. Prandaj,
kokainomanët shumë shpejtë shkatërrohen fizikisht, moralisht dhe në
pikëpamje social.

 

C. NARKOTIKËT ME EFEKTE HALUCINOGJENE
Të gjithë narkotikët e cekur prodhojnë iluzione për botën ekzistuese
duke i dhënë një dimension më të shkëlqyeshëm, duke anesteziuar anët
e këqija dhe përshtypjet emocionale të saj. Mirëpo, narkotikët
halucinogjenë ofrojnë krejtësisht tjetër vizion; të një bote magjike, deri
tash të pa përjetuar. Ana e bukur e botës tjetër është aq fascinante saqë
ai i cili “e përjeton” nuk dëshiron kurrë ta humbë atë. Thjesht nuk
pajtohet që t’u kthehet vrazhdësive të botës të cilës i ka ikur shumë
lehtë.
Narkotikun e parë të këtij lloji e ka zbuluar më 1938. Hoffmanni, duke
sintetizuar me sukses LSD-25. Ky narkotik te të rinjtë ka shkaktuar një
ngacmim spektakular sidomos pas eksperimenteve të Livies me ta,
dhe lëvizjes së fuqishme në krye të së cilës kishte dal ai. Kjo ishte
kohë ideale për pranimin e tij pas tronditjeve të mëdha shoqërore.
Halucinogjenët janë narkotike të cilët “largojnë” nga ankthi jetësor i
paqëndrueshëm duke ndryshuar dhe modifikuar seriozisht kualitetin e
jetës psikike, por edhe duke sjellë çrregullimin e perceptimit të kohës
dhe hapësirës. Për dallim nga të gjithë narkotikët tjerë, halucinogjenët
nuk shkaktojnë çrregullime kuantitative të vetëdijes, porse personi i
tillë vetëm kalon në botën tjetër imagjinare, në të cilën përjeton
iluzione dhe halucinacione. Efektet e këtyre halucionogjenëve janë të
afërta midis tyre dhe shumë të ngjashme për shkak të ndikimit të tyre
në ndjenjat e organeve në kuptim të përjetimit më kualitativ;
iluzioneve dhe vizioneve deri te halucinacionet. Personaliteti i tillë
përjeton disolucion, dhe ndarje në dysh - egoja e cila shikon dhe tjetra
e cila përjeton me një funksionim të pavarur, prandaj sinteza e
përshtypjeve në tërësinë logjike është e pamundur.
 

Klasifikimi i substancave halucionogjene
Vepruesit e vogël psikik
Marihuana
Arra e mukatit;
Lëvorja e bananes;
Vepruesit e mëdhenj psikik
Meskalini
LSD-25
Psylocybini
STP
DMT e të tjerë.

 

Deliriumet
a.) llojet toksike të ngjitësit;
b) tretësit e avullueshëm

 

Vepruesit e vegjël psikik
Karakteristikat e këtyre narkotikëve janë:
- marrësi i narkotikut e ruan kontrollin e dëshirës,
- ndikimi i drogës është jetëshkurtër,
- pas marrjes, efektet mungojnë dhe
- narkotiku nuk shkakton vartësi.

 

Marihuana
Është Narkotik që nxirret nga gjethi dhe lulja e litarit indian (kanabis
indica), kurse merret me thithjen e tymit të cigares së kanabisit apo me
llullë. Parimi aktiv i marihuanes është kanabinoli. Prej tij varet forca e
narkotikut dhe efekti i tij. P.sh. ndonëse nga hashashi fitohet i njëjti
material, ai është 6-10 herë më i fortë se Marihuana sepse mban më
tepër rrëshirë. Narkotiku efektin e vet e arrin menjëherë, për 15 min.
Kurse zgjatë 2 - 4 orë. Efekti narkotik i Marihuanes në psikë shkakton
humbjen e ndjenjës në hapësirë dhe kohë, e vështirëson vëmendjen
dhe rrallon kujtesën. Si narkotik i butë shërben për të hyrë në aventura
më të forta narkomanie. Ky narkotik është mjaftë i preferuar dhe në
perëndim është më i përhapuri.
Arra e mukatit dhe lëverja e bananes përdoren raste dhe sasi shumë të
kufizuara, kur për çfarëdo arsye është e pamundur të vihet te llojet
tjera të narkotikëve.

 

Vepruesit e mëdhenj psikik
LSD-25 (acidi dietilamid lizergjik) prodhohet në mënyrë
gjysmësintetike nga kokrrat e thekrës (Claviceps purpurta), kurse
shkakton efekte psikike. P.sh. vetëm 30g. LSD-25 arrijnë efektin e
plotë klinik te 300 mijë njerëz. Vepron shumë shpejt kurse efektet në
psikë janë afatgjate. Pas marrjes së LSD-25 me psikën dominon
gjendje “tripi” apo “shëtitje”, “udhëtim” i cili kalon nëpër katër faza.
Në psikë lindin një varg ndryshimesh kualitative: ndryshimi i
perceptimit, peizazhe përplot kolorit dhe ndryshime kohësh, zhdukja e
ndjenjës ndaj egos së vet, kurse sistemi i vlerave plotësisht ndryshohet.
Komplikimet e veprimit toksik të LSD-25 vijnë në fazën e fundit,
gjendja akute psikike, paniku, tendencat suicide dhe sjellja antisociale.

 

Meskalina
Është alkaloid i cili fituar nga kaktusi meksikan pejotll. Në parim është
narkotik shumë aktiv i cili shkakton halucinacione të bujshme vizuale
dhe shtrembërime të shqisave. Krijohet pamja e botës ireale, mund të
zhvillohet vartësia edhe ndaj narkotikëve tjerë.

 

Psilocibini
Është alkaloid halucinogjen i fituar nga kërpudha meksikane
Psylocyba mexicana. E ka zbuluar shkencëtari Hoffmann më 1958, i
cili e ka zbuluar edhe LSD. Ndikimin psikik, ky narkotik e shkakton
në tri faza: në fillim vetëm trullosje, pastaj marramendje, frikë dhe së
shpejti pasojnë vizionet dhe halucinacionet polimorfe për të dominuar
në fund apatia dhe mbyllja në vete - gjendja e inerte ndaj rrethit. Pas
ndërprerjes rapide të marrjes së këtij narkotiku nuk shkaktohet
sindroma e abstinencës por krijohet vartësia.

 

STP
Është narkotik i fituar në mënyrë sintetike në laboratorët ushtarake me
qëllim të përdorimit të tij si helm lufte. Ky narkotik, te viktimat
shkakton gjendje pasiviteti, gjegjësisht inercion psikik. Efektet e
narkotikut STP janë shumë të fuqishme duke sjellë turbullimin e të
pamit, dezorientim dhe konfuzionin psikik. Ky narkotik ka veprim
afatshkurtër.
Është i ngjashëm me narkotikët e “BZ”, porse efektet e “BZ” janë
afatgjate.

 

Delirantët
a) lloji toksik i ngjitësit
Është ngjitës i cili përmban toluen dhe ka veti halucinogjene. Ndikon
në vartësi kurse efektet i ka të ngjashme me alkoolin: euforia,
gjallërimi, ëndrrat, mundimet dhe halucinacionet. Ky narkotik vepron
në mënyrë shumë toksike në palcën e ashtit.

 

b. Tretësit e avullueshëm
Këta tretës merren me frymëmarrje, shkaktojnë gjendje të ngjashme
me alkoolin duke çrregulluar perceptimin dhe nganjëherë shkaktojnë
halucinacione.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.