måndag 18 januari 2016

Teoria e Frojdit




Fazat psikoseksuale të Frojdit janë faza orale(gojore),faza anale,faza fallike
 (e vetëdijes seksuale),faza latente dhe faza gjenitale.Frojdi i konsideronte
këto faza si me rëndësi thelbësore në zhvillimin e një personaliteti të shëndetshëm.


Gjatë fazës fallike,fëmijëve i duhet të kuptojnë dhe zgjidhin kompleskset e
Edipit(për djemtë) dhe Elektrës (për vajzat).Emri Kompleksi i Edipit është
 marrë nga drama greke "Edipi Mbret",në të cilën një djalë i ri e vret babain
e tij dhe martohet me nënën e vet pa e ditur se kush janë ata.
Sipas Frojdit,djali ka ndjenja seksuale për të ëmën dhe është xheloz për të jatin.
Ai provon ankthin e tredhjes sepse ka frikë se i jati do ta tredhë.
Për të zgjidhur këtë konflikt djali identifikohet me të jatin dhe shtyp ndjenjat e
 tij seksuale për të ëmën.


Në fazën fallike,vajza përmes kompleksit të Elektrës,në të cilë ajo ndihet
inferiore ndaj djemve sepse nuk ka penis.Ajo fajëson nënën për gjëndjen
e saj dhe do të jatin sepse ai ka penis.Kjo zili e penisit zgjidhet duke i
shtypur ndjenjat e saj ndaj të jatit dhe duke u identifikuar me të ëmën.
Frojdi besonte se në qoftë se kompleksi i Edipit/Elektrës nuk zgjidhet,
personi do të ketë vështirësi në marrëdhëniet me pjestarë të seksit të
kundërt si i rritur.


Një nga kritikat kryesore të teorisë së personalitetit të Frojdit përqëndrohet
 në perceptimin e tij për gratë inferiore.Frojdi argumentonte se meqë femrat
 nuk provojnë frikëne tredhjes ato nuk zhvillojnë superegon aq të fuqishme
 sa burrat.Sidoqoftë,kërkimet shkencore kanë treguar se përkatësia gjinore
nuk ka të bëjë fare ose ka të bëjë shumë pak me zhvillimin e ndërgjegjës
 apo të superegos.


Frojdi tërhoqi një rreth të ngushtë dishepujsh,të cilët u bashkuan me të për
 të krijuar shoqërinë e parë psikoanalitike.Duke marrë parasysh dallimet
midis psikoanalizës si teori personaliteti dhe si terapi,dhe duke parë
natyrën kontradiktore të ideve të Frojdit,është e kuptueshme që shumë
 anëtarë të rrethit të Frojdit nuk ishin dakort me të në aspekte të
ndryshme të koncepteve bazë(sidomos pikëpamjet e tij pesimiste për
njerëzimin dhe theksin e madh që i vinte seksualitetit) dhe u larguan
nga grupi për të zhvilluar teoritë e tyre analitike të personalitetit dhe të terapisë.
Tre nga më të rëndësishmit prej psikanalistëve ishin Carl Jung, Alfred Adler
 dhe Karen Horney.......

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.