tisdag 12 januari 2016

Pengesat neurologjike






Pengesat neurologjike

Për t’i kuptuar fuqitë më interesante emocionale në jetën mendore, mund të na shërbejnë si shembuj çastet e reagimit me pasion të rritur për të cilat, më vonë, kur pasionet qetësohën, ndiejmë keqardhje; pyetja është – si bëhemi aq lehtë iracional. Si shembull, marrim femrën e re e cila dy orë e nget automobilin deri në Boston për të drekuar dhe kaluar ditën me të dashurin e saj. Derisa kanë drekuar, ai ia kishte dhënë dhuratën e pritur me muaj të tërë, një grafikë të rrallë të cilën e kishite sjellur nga Spanja. Por, admirimi i saj ishte shkatërruar në atë moment kur ajo kishte propozuar që pas drekës ta shikojnë projeksionin e filmit, derisa dashnori i saj e kishte provokuar duke i thënë se nuk mundet ta kaloj ditën me të sepse i duhej të shkonte në trenig të softballit (lloj bejzbolli). E lënduar dhe e tradhtuar, me lotë në sy ishte ngritur, kishte dal jashtë dhe në atë çast e kishte hedhur grafikën në plehrishte. Duke e rikujtuar incidentin disa muaj më vonë, vajza thotë se nuk vuan që është ndar por i dhimbset humbja e grafikës.

Në çastet siç janë këto – kur ndjenjat impulsive e mposhtin racionalitetin – zbulimi i ri mbi amigdalën vjen në shprehje. Sinjalet të cilat depërtojnë deri tek shqisat lejojnë që amigdala të vëzhgojë çdo rrezik të mundshëm. Kështu amigdala ka vlerë të madhe në jetën mendore, dhe i ngjanë një rojtari psikik i cili i kontrollon ngjarjet, vëzhgimet, duke parashtruar pyetjet e njëjta, ato më të thjeshta: "A ekziston diçka çka nuk dua? Diçka çka më lëndon? Nga çka kam frikë?". Po qe se vërtetohet se është ashtu dhe përgjigjja është "PO", amigdala përnjëherë reagon si pengesë neurologjike, duke iu dërguar mesazhe shqetësuese të gjitha pjesëve të trurit.
Në arkitekturën cerebrale, amigdala identifikohet me stacionin alarmues në të cilën administratorët janë të gatshëm të dërgojnë thirrje për ndihmë policisë, zjarrfikësëve dhe fqinjëve, çdoherë kur rrezikohet sistemi i sigurisë së shtëpisë.
Nëse i themi, alarmo për frikën, ajo dërgon mesazh urgjent secilës pjesë të rëndësishme të trurit: e incon sekretimin e hormoneve "lufto apo ik" trupore, duke i aktivizuar qendrat e lëvizjes, sistemin kardiovaskular dhe abdomenin. Sinjalet tjera të
amigdalës paralajmërojnë sekretimin e domosdoshëm të një pjese të hormonit norepireferin ndoshta kështu do të rritet aktiviteti i sërishëm i pjesëve themelore cerebrale, duke inkuadruar edhe ato të cilat i shpejtojnë shqisat, dhe trurin për ta aktivizuar në tërësi. Sinjalet shtesë nga amigdala e dirigjojnë trungun cerebral t’ia bëjë të mundur fytyrës të merr pamjen e frikës, t’i ndal lëvzijet e panevojshme muskulare, të shpejtohet puna zemrës dhe të rritet shtypja e gjakut dhe ngadalsohet frymëmarrja. Të tjerat drejtojnë vëmendjen në burimin e frikës dhe përgatisin muskujt që me akordim të reagojnë. Njëkohësisht ngacmohen sistemet kortike të kujtesës për të dalluar atë që është urgjente në situatën e caktuar pasiqë kanë epërsi mbi zonat tjera të mendimit.

Kjo është vetëm një pjesë kujdesshëm e harmonizuar të renditjes së ndërrimeve me të cilat udhëheqë amigdala, sikur komandon me të gjitha zonat cerebrale. Rrjeta e shtrirë e amigdalës, me lidhjet nervore, i lejon që në kohën e alarmit emocional të shkojë dhe të dirigjojë me pjesën më të madhe të trurit, duke inkuadruar edhe trurin racional.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.