lördag 3 oktober 2015

Cilësimi



A jemi në gjëndje që duke vëzhguar sjelljen e një personi të kkuptojmë sesi është ky person në të vërtetë? Si e lidhim personalitetin e dikujt me sjelljet e tij? Cilësimi (atribuimi) është procesi kognitiv social i përcaktimit të shkaqeve të sjelljes së njerëzve të tjerë dhe i kuptimit të motiveve dhe të personalitetit të tyre.Në fakt ne jemi të interesuar për shpjegimin e motivacionit të një sjelljeje dhe këtë ia atribuojmë ose situatës ose vetë personalitetit.Faktorët e jashtëm kanë të bëjnë me mjedisin e jashtëm ndërsa faktorët e brendshëm kanë të bëjnë me personalitetin e brëndshëm të individit.Përvoja na thotë se shumë herë ne duam të dimë nëse sjellja e një personi shpjegohet me shkaqe të jashtme apo të brëndshme.P.sh.,në qoftë se dikush del keq në një provim,a ka ndodhur kjo ngaqë testi ka qenë shumë i vështirë (i jashtëm) apo ngaqë individi nuk ka mësuar mirë (i brëndshëm)? Përmes cilësimit ne aftësohemi të parashikojmë se ç’mund të bëjë një person në një situatë të dhënë.Kështu ne e kuptojmë më mirë motivacionin e një personi për të kryer sjellje të caktuara.
Teoria e konkludimit me korrespondecë.Shpesh jemi të interesuar të dimë më shumë gjëra për personalitetin e një individi.Për këtë,zakonisht vëzhgojmë sjelljet e tij dhe pastaj,duke u bazuar në to,nxjerrim përfundime (konkluzione) për motivacionin dhe personalitetin e tij.Jones dhe Davis në teorinë e tyre të konkludimit me korrespondecë shprehen mendimin se se cilësimi është shpesh i suksesshëm ngaqë përqendrohemi në disa tipe të caktuara sjelljesh.Njerëzit kanë shumë tipare të përbashkëta,por ne jemi të prirur të përqëndrohemi në tiparet e ndryshme ose të papërsëritshme.P.sh,përpiquni të përshkruani personalitetin e dikujt që nget makinën për të shkuar në punë çdo ditë.Është detyrë shumë e vështirë të përshkruash personalitetin e tyre vetëm duke u bazuar në faktin se ata Tani përpiquno të përshkruani personalitetin e dikujt që i ka hipur një luani për të shkuar në punë përditë.
Jones dhe Davis shprehën gjithashtu mendimin se ne jemi të prirur të përqëndrohemi në ato sjellje që mund të kenë vetëm një motiv.P.sh.,John i kërkon Mary një takim intim.Le të supozojmë se Mary është e bukur,seksi,e pasur dhe intelegjente.Për ç’arsye ia kërkoi John asaj takimin? Ai mund të ketë arsyet e veta.Por le të supozojmë se Mary është e shëmtuar,e varfër dhe intelegjente.Ka shhumë mundësi që tani të mendojmë se John është i interesuar për mëndjen e saj.
Teoria e faktorëve paralele.Shpesh detyra kryesore gjatë cilësimit është të përcaktohet nëse sjellja e një personi është shkaktuar nga motive të brendshme ose të jashtme.Harold Kelley paraqiti teorinë e faktorëve paralelë për të shpjeguar cilësimin shkakësor.Kelley hodhi idenë se ne marrim parasysh tre faktorë (përputhjen, qëndrueshmërinë dhe veçansinë) kur përcaktojmë nëse një sjellje ka qenë e motivuar së brëndshmi apo së jashtmi.Shpesh këta faktorë rrjedhin njëherësh,shkojnë paralelisht dhe na ndihmojnë të parashikkojmë shkakësinë.
Përputhja është shkalla me të cilën njerëzit e tjerë reagojnë njësoj si subjekti në një situatë të caktuar.Qëndrueshmëria është shkalla me të cilën subjekti sillet gjithmonë në të njejtën mënyrë në një situatë të caktuar.Veçanësia është shkalla me të cilën një subjekt reagon në të njejtën mënyrë edhe në situata të tjera.
Nëse dalim në përfundimin se kemi kushtet e përputhjes së ulët,të qëndrueshmërisë së lartë dhe të veçansisë së ulët,atëhere e cilësojmë sjelljen e subjektit si të kushtëzuar nga shkaqe të brendshme.Nëse kemi përputhje të lartë,qëndrueshmëri të lartë,atëherë e cilësojmë sjelljen e personit të kushtëzuar nga shkaqe të jashtme.P.sh.,postieri vë re qenin tuaj madhosh dhe ia mbath tatëpjetë rrugës.Nëse qenit tuaj nuk i largohet njëri tjetër (përputhje e ulët),nëse postieri largohet gjithmonë qenit tuaj (qënrueshmëri e lartë) dhe nëse postjeri u largohet të gjithë qenve (veçanësi e ulët),ne konkludojmë se ai ka frikë nga qentë.Megjithatë,në qoftë se gjithkush i largohet qenit tuaj dhe postieri i largohet atij,por jo qenve të tjerë,atëherë mund të dalim në përfundimin se ai ia ka frikën qenit tuaj sepse ky është një kafshë me zakkone të këqija,që kafshon njerëzit.Duket qartë se procesi i cilësimit na është ngulitur aq fort saqë shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se e përdorim atë.
Predispozicioni gjatë cilësimit.Në përgjithësi kur përpiqemi të shpjegojmë sjelljen e të tjerëve,ne shpesh e mbivlerësojmë rolin e predispozicionit (të personalitetit,të motivacionit të brendshëm) dhe nënvleftësojmë rolin e situatës (mjedisit të jashtëm).Ky predispozicion është quajtur gabimi themelor i cilësimit(Ross,1977).P.sh., si do ta shpjegoni rastin kur i bën një bibliotekari një pyetje dhe merrni një përgjigje therëse dhe sarkastike? Mundësitë janë që ta shpjegoni këtë sjellje në natyrën e pakëndshme të personalitetit të tij,(predispozicioni) dhe kjo me mundësinë e një dite të keqe për të ose me faktin se ai është mbytur në punë (situata).
Një zbulim interesant është se,gabimi themelor i cilësimit është vërtetë vetëm kur të vëzhgojmë të tjerët,por jo kur perceptojmë sjelljen tonë personale.Nëse personi që rri në krah tuaj në klasë ka dalë keq në një provim,ju ndoshta do të dilni në përfundimin se ai nuk ka aftësitë e duhura intetlektuale.Por si do të ishte puna po të dilnit ju vetë keq në provim? Ndoshta mund të mendonit se testi ishte plot yçkëla,se profesori ju ngatërroi më keq,ose se nuk kishit kohë të mjaftueshme për ta përfunduar atë.Ne jemi të prirur ta shpjegojmë sjelljen e njerëzve të tjerë me shkaqe të brendshme,ndërsa sjelljen tonë ia atribuojmë shkaqeve të jashtme.Kjo prirje quhet disa herë predispozicioni aktor-spektator.Në qoftë sse jemi të vetëdijshëm për këtë predispozicion që vepron kur cilësojmë,mund të bëjmë cilësime më të sakta.
Cilësimi,suksesi dhe dështimi.Bernard Weiner (1974,1986) përshkroi një model cilësimi(atribuimi) i cili vë theksin në shkaqet e suksesit dhe të dështimit.Përveç faktorit i brendshëm-i jashtëm (predispozicion-situatë) ai i shtoi modelit edhe faktorin i qëndrueshëm-i paqëndrueshëm,si edhe një faktor kontrolli.Në thelb ne mund ta cilësojmë një sjellje si të kushtëzuar nga përpjekjet (e brendshme-e paqëndrueshme),nga fati (e jashtme-e paqëndrueshme),nga aftësia (e brendshme- e qëndrueshme) ose nga vështirësia e detyrës (e jashtme-e qëndrueshme).Veç kësaj secili prej rezultateve mund të shpjegohet me faktorë të kontrollueshëm ose të pakontrollueshëm.P.sh.,me se mund të shpjegohet suksesi i shkëlqyer i skuadrës së futbollit të një shkolle?Ne ndoshta mund të pajtohemi se ai mund të ketë ardhur si rezultat i përpjekjeve dhe i aftësive (të dy shkaqet e brendshme).Ç’do të thoshim nëse skuadra nuk do të kishte fituar asnjë ndeshje?Ndoshta do të shpreheshim se kjo ka ndodhur për shkak të fatit të keq dhe të faktit se skuadra jonë duhej të luante jashtë federatës(shkaqe të jashtme).Ne jemi të prirur ta shpjegojmë suksesin me shkaqe të brendshme dhe dështimin me shkaqe të jashtme.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.