lördag 3 oktober 2015

TERAPIA E KTHJELLIMIT PSIKIK



Terapia e kthjellimit psikik ose e ndërgjegjësimit synon t’i ndihmojë njerëzit që të kuptojnë se cilët janë dhe pse kanë prirje të ndryshme sjelljeje.Mendohet se kur njerëzit e njohin vetveten dhe e kuptojnë motivacionin e sjelljes që kryejnë,ata kanë një kontroll me të madh mbi jetën e tyre.Ne do të shqyrtojmë disa tipe të terapisë se kthjellimit psikik si psikoanalizën,terapitë me klient të qendërsuar dhe geshtaltterapitë.Do të fillojmë me njërën nga terapitë më të hershme të kthjellimit psikik,me psikoanalizën e Sigmund Freud.
Psikoanaliza
Terapistët e zakonshëm,për të qenë psikoanalistë të kualifikuar duhet të kenë arsim psikioanalitik dhe t’i jenë nënshtruar personalisht psikoanalizës.
Psikoanaliza është një shqyrtim intensiv dhe i gjatë i motivacionit të pavetëdijshëm të pacientit.Mendohet se pacienti ka konflikt të ndrydhura nga fëmijëria,të cilat janë ende të pazgjidhura dhe prandaj shkaktojnë ankth dhe probleme psikologjike.Qëllimi i psikoanalizës ishte t’i sjellë konfliktet e ndrydhur në nivelin e vetëdijes,në mënyrë që pacienti të mund të merret vetë me to si një i rritur.Megjithëse vetëm pak profesionistë e përdorin psikoanalizën ashtu siç e përdorte atë Freud,është me rëndësi të kuptohet se shumica e teknikave që përdoren aktualisht përfaqësojnë modifikime të drejtimit psikoanalitik.Teknikat psikoanalitke janë :asociacionet e lira,rezistenca, analiza e ëndërrave dhe transferenca (Freud,1949).
Asociacionet e lira në situatën klasike psikoanalitike,pacienti rri gjysmështrirë në një divan duke mos vështruar nga analisti.Ai nxitet të përdorë asociacionin e lirë,domethënë të thotë çdo gjë që i vjen aë atë moment në mendje,pa u frenuar e pa u rezervuar për të shprehur urrejtjen,armiqësinë,absurditetin ose mungesën e logjikës kur ato ekzistojnë.
Psikoanalisti nuk shpreh asnjë mosmiratim ose reagim emocional ndaj asaj që thotë pacienti.Kur terapisti vë re se në asociacionet e pacientit ekzistojnë modele,kur ai ka ankthe për çështje të caktuara,kur atij i ”shket goja” dhe në vend të një diçkaje thotë një gjë tjetër,kur ai tregon ëndrrat që ka parë,atëhere terapisti e nxit pacientin të përqëndrohett në pjesët më të rëndësishme të jetë së tij të kaluar.Mendohet se me pakësimin në minimum të kontrollit të vetëdijshëm të mendimit,pacienti mund të shfaqë motivet dhe asociacionet e pavetëdijshme.
Rezistenca.Në parim,pacienti do të shfaqë rezistencë,domethënë do t’i shmangë në mënyrë të pavetëdijshme disa çështje që shkaktojnë dhëmbje.Pacienti mund të kapërcejë papritmas në një çështje tjetër ose mund ta harrojë tërësisht atë që po thoshte.Nëse terapisti vazhdon ta nxisë,pacienti e ndërpret seancën duke heshtur,duke bërë shaka,ose duke u bërë keq.Në terapitë klasike të Freud,këto çështje ose zona në të cilat shfaqet rezistenca,mendohet se kanë lidhje eksperienca seksuale të fëminisë.Këto eksperienca mund të jenë të reale ose imagjinare.Kjo është arsyeja që psikoanaliza e vë theksin në shkaqet e shkuara të problemeve të tashme.
Analiza e ëndrrës.Freud (1900) besonte se analiza e ëndrrës mund ta ndihmojë terapistin të zbresë në pavetëdijen e pacientit ku mund të shprehen ndjenjat e vërteta. Freud dalloi përmbajtjene manifestuar të ëndrrës (ajo që mbahet mend) dhe përmbajtjen e fshehur të ëndrrës (ajo që ndodh me ëndrrën në pavetëdije).Ëndrrae manifestuar përfaqëson në mënyrë të maskuar dëshirat tona të pavetëdijshme,dhe kështu terapisti duhet ta vërë theksin në përdorimin e asociacionit të lirë për t’u qartësuar e per të kuptuar përmbajtjen e fshehur të ëndrrës.Freudi besonte se ”ëndrrat janë rruga mbretërore drejt pavetëdijes” dhe se ato përbënin një mënyrë që terapisti të kuptonte më mirë natyrën e vërtetë të problemeve të pacientit.
Transferenca.Transferenca është një mjet i rëndësishëm për ekspozimin e konflikteve emocionale të pacientit.Analisti,duke folur fare pak e duke mbetur në sfond,bëhet një figurë e zbrazët mbi të cilën pacienti projekton cilësitë e personave më të rëndësishëm të jetës së tij emocionale-të nënës ose të babait,të motrës ose të vëllait të urryer ose të dashu.Aktivizimi i këtyre reagimeve emocionale bën që të kuptohet se ndaj kuj janë drejtuar ato si dhe lehtëson të marrurit me to.Në këtë mënyrë pacienti i transferon ndjenjat te terapisti.
Gjatë punës,analisti fillon të kuptojë problemet e pavetëdijshme prej të cilave burojnë vështirësitë e pacientit.Analisti mund t’ia thotë pacientit mënyrën sesi i ka kuptuar ai problemet e tij dhe kështu pacienti kthjellohet psikikisht.Sipas teorisë psikoanalitike pacienti duhet të bëhet i vetëdijshëm për motivet dhe konfliktet e pavetëdijshme si dhe të kuptojë si veprojnë ato.Pa u bërë kjo,modelet e sjelljes joadaptive nuk mund të ndryshojnë.
Forma klasike e psikoanalizës kërkon 3-5 vizita për një periudhë prej 5 vjetësh e lart dhe mund të kushtojë mijëra dollarë.Psikoanaliza përdoret me shumë rezerva me klientët me sistem nervor të dobët dhe me ata psikotikë.Përderisa ajo kërkon aftësinë për t’i shprehur verbalisht ndjenjat në një mënyrë disi të sofistikuar si dhe aftësinë për t’u përgjigjur racionalisht,ajo nuk përdoret me psikotikët dhe me klientët me sistem nervor të dobët.
Sot forma klasike e psikoanalizës përdoret rrallë,pjesërisht sepse kërkon shumë kohë dhe pjesërisht kosto të lartë.Neofrojdistët,ose psikoanalistët që erdhën pas Freudit shpesh e vënë theksin më shumë në sjelljen e tanishme sesa në konfliktet e së shkuarës;ata shpesh fokusojnë edhe ego-n po aq sa id-in.Megjithatë,psikoanaliza formon bazën e shumë terapive të tjera,shumica e të cilave nuk kanë as emra.Shumica e analistëve përdor një teknikë më të drejtpërdrejtë nxitjeje sesa asociacionin e lirë.Psikoanaliza ka rëndësi ngaqë siguron një kuadër brenda të cilit mund të zhvillohen forma të tjera psikoterapie.Një terapi me peshë dhe shumë e ndryshme nga psikoanaliza është Terapia me klient të qendërsuar.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.