lördag 3 oktober 2015

FILLIMET E DASHURISË



Për herë të parë tek fëmijët e kësaj moshe lind interesi për shoku.shokun,dëshira për t’i pëlqyer tjetrit.Këto përjetime të reja lidhen kryesisht edhe me ndryshimet në planin fizik e fiziologjik të moshës.Vajzat adoleshente i kalojnë djemtë në zhvillimin fizik e në pjekurinë seksuale,ato janë më të zhvilluara e më të formuara në trup se djemtë.Djemtë për të balancuar ndjenjën e paplotësisë, inferioritetin fizik të tyre,bëhen më indiferentë ndaj vajzave,paraqesin interes për veprimtari ku mund të tregojnë forcën apo burrërinë e tyre.
Në fillimet e adoleshencës djemtë kanë një specifikë të veçantë në shprehjen e interesit të tyre ndaj vajzave,janë disi të ashpër në komunikim,ngacmojnë dhe grinden më tepër.Megjithatë vajzat i kuptojnë motievet e kësaj sjellje,dhe megjithëse ankohen shpesh,nuk preken seriozisht.Vajzat,duke u zhvilluar më shpejt se djemtë,bëhen të gjalla,ato flasin shpesh midis tyre për djemtë,por synoojnë të mos e tregojnë këtë interesim para tjerëve.Djemtë e klasave më të larta të shkollës 8-vjeçare e humbasin karakterin e drejtëpërdrejtë të komunikimit me vajzat,bëhen më të mbyllur,të tërhequr,ndrydhen dhe madje kanë frikë të treegojnë shenja të vëmendjes dhe interesimit.Kjo lloj tërheqje mund të shprehet qoftë hapur,qoftë në mënyrë të maskuar,gjoja si indiferentizëm apo mospërfillje.
Adoleshentët kanë nevojë të madhe të komunikojnë me njëri-tjetrin,por kur gjejnë indiferentizëm,moskuptim dhe madje ndalimin e të rriturve,fillojnë të mbyllen në vetvete,të fshihen nga syri i të tjerëve,e ndonjëherë,të veprojnë me kokën e tyre.Për përjetimet e tyre të para adoleshentët ndruhen t’u hapen edhe shokëve,edhe prindërve,edhe mësuesve,sepse shpesh këta të fundit nuk i marrin seriozisht ato,ose qeshin me to.Qëndrimi tallës edhe ofendues i të rriturve shkakton tek adoleshenti vetëm largimin,mbylljen e tij,por ndonjëherë edhe trauma shpirtërore,të cilat adoleshenti i vrarë e pa përvojë nuk di e nuk është nëgjendje t’i kalojë.Prandaj në këtë rast ka shumë vend durimi,takti,përmbjtja,delikatesa,ngrohtësia e ndihma e të rriturve dhe sidomos e prindit.
Lindja e përjetimeve të para romantike në moshën e adoleshencës ka rëndësi të madhe në formimin e personalitetit të fëmijës,në formimin dhe vetë afirmimin e rrijtes së tij.Zhvillimi i vëmendjes individuale naj objektit të simpatisë,zhvillon njëkohësisht edhe vëmendjen shoqërore,perceptimin dhe vëzhgimin social të tij,si edhe interesin ndaj gjendjeve të veta psikike.Zhvillimi i simpatisë romantike të adoleshentit,zgjeron edhe thellon botën emocionale,por edhe njohëse e intelektuale të tij,rrit dhe mobilizon mundësitë e personalitetit për të përsosur veten,për të ndihmuar shokun,për të arritur pozita më të larta shoqërore.
Studime psikologjike sillen në konkluzionin se dashuria e parë fillon mesatarisht në moshën 14 vjec.Kjo shoqërohet me satisfaksion dhe rritjen e dëshirës për të jetuar.Në qoftë se dashuria është reciproke,ajo gjen mirëkuptim dhe harmoni të plotë tek partnerët.Adoleshentët mund të kenë tërheqje afektive ndaj dikujt që realisht nuk e njohin dhe fillojnë të fantazojnë për takime romantike me të.Zakonisht dashuria adoleshente fillon me fantazinë.Madje kur arrihen komunikimet e para romantike,adoleshenti përfshihet totalisht në fantazi.Personi i zgjedhur për raportet romantike zakonisht është në moshë më të madhe,por mund të jetë edhe me të njëjtin seks.Preferenca e seksit të kundërt e shërben adoleshentit për ta përgatitur veten për kontaktet e para heteroseksuale.
Dashuria intesive në këtë moshë mund të jetë me rrezik,sepse ajo nuk është e qëndrueshme,nuk ka baza reale,mbështet kryesisht në fantazi.Si pasojë edhe zhgënjimi është i madh,shoqërohet shpesh me dëshprim,me boshllëk dhe anksiozitet.Dështimi në dashuri mund të jetë për adoleshentin një përvojë negative që lë gjurmë në gjithë jetë e tij të mëvonshme.
Një fushë tjetër e rritjes objektive të adoleshentit është edhe rritja në sjelljen dhe pamjen e jashtme.Fëmija adoleshent shkëputet nga bota e mëparshme e fëmijëve edhe në sferën e sjelljes apo të komunikimit,ai mundohet të përvetësojë forma të reja komunikimi,qëndrimi e sjelljeje,të cilat i merr nga të rriturit.Elementet e rritjes objektive të adoleshencës mund të mos shprehen të gjithë apo me të njëjtin intesitet në fëmijë të ndryshëm,por prania e tyre në të gjithë fëmijët e kësaj moshe është e dukshme.
Ekzistencën e tyre e bëjnë të mundur faktorë të ndryshëm socialë,psikologjikë,moralë,pedagogjikë,siç janë kushtet e jetesës në shoqëri,përshpejtimi fizik e psikik i tyre,sistemi i ri i marrëdhënieve shoqërore të adoleshentëve,niveli i ri më i lartë i kërkesave të shkollës e familjes,aktiviteti më i gjallë e më dinamik e moshës,veprimtaria e tyre praktike,zhvillimi fizik e fiziologjik,pjekuria seksuale etj.
Prania dhe zhvillimi i elementeve të rritjes objektive tek adoleshenti kushtëzon lindjen dhe formimin e rritjes subjektive të tij,shfaqjen e përjetimeve dhe dukurive të reja siç është vetëndjesia e rritjes.Rritja objektive jo vetëm ndikon,por edhe ndikohet ,varet prej rritjes subjektive të adoleshentit,zhvillohet dhe stimulohet më tej prej saj.
Por në ç’forma shprehet dhe cilët janë treguesit e rritjes subjektive të adoleshentit?
Masmedia.
Tashmë adoleshenti është i rrethuar nga një rrjet i dendur gazetash,revistash,librash,stacionesh televizive.Gjithë ditë fëmija rritet nën presionin e një informacioni të shumëllojshëm që jo gjithmonë është i kontrolluar.Dhe në këtë presion formohen ndjenjat,emocionet,perceptimi njohës,idetë dhe vlerat e tij morale.E mira dhe e keqja u afrohet në forma dhe përmbajtje të ndryshme.Si pasojë adoleshenti deri diku është viktimë e masmedia.
Shkolla dhe familja
Shkolla dhe familja mund të kenë efekte të ndryshme në rritje e adoleshentit.Një pjesë e stresit adoleshent nuk vjen nga shoqëria por nga familja e vet.Kryesisht është fjala për familjet me prindër të divorcuar ose me një prind,pra me familjet e çorganizuara,ku adoleshenti nuk gjen shembujt e duher të sjelljes,por ftohtësi,indiferencë,devijim social,konflikt dhe stres të vazhdueshëm.
Sidoqoftë,shkollës dhe familjes i takon ende një nga rolet kryesore në formimin e adoleshentit.Pamja e tyre është e ndryshme.Këtë e tregojnë edhe investigimet tona.Optimizmi i jetës familjare dhe i moshës mund të nxisin tek fëmijët adoleshentë aktivitetin e gjallërinë,zgjojnë interesat dhe ndjenjat e tyre intelektuale e shoqërore,politike e morale,stimuloojnë pavarsinë e vetëveprimin,përshpejtojnë rritjen e tyre të gjithanshme,veç të tjerash edhe në përfytyrimin vetjak.
Paraadoleshenti që ka hyrë në klasën e pestë të shkollës 8-vjecare nuk mund të qëndrojë indeferent ndaj ndryshimeve që ndodhin në marrëdhëniet më të rriturit,me moshatarët,me kërkesat e tyre,me sistemin e ri të njohurive e të lëndëve mësimore,me detyrimet që i ngarkon familja e shkolla etj.
Që në fillim fëmija përvetëson një koncept të ri për pozitën e tij,sepse tashmë ai nuk është nxënës i cikilit të ulët,por i një cikli më të lartë të shkollës 8 –vjecare.Ky fakt e distancon atë nga mosha e ulët shkollore.Në jetën shkollore të adoleshentit fillestar kanë ndodhur ndryshime të tjera.Është shtuar sasia e lëndëve,por edhe volumi i ngarkesës mësimore.Nxënësit tani i kërkohet të përvetësojë bazat fillestare të shkencave të veçanta,të futet në thellësi të problemeve,të marrë koncepte më shkencore.Në qoftë se në ciklin e ulët nxënësi kishte një nivel të vetëm kërkese prej mësuesit,tani kërkesat prej mësuesve nuk janë gjithmonë të njejta,unike,edhe mësuesit ndryshojnë sipas lëndëve përkatëse.Ky fakt ka vlera të dyanshme, sepse mund të krijojë mbingarkesë mësimore që kërkon shpenzim të madh energjish,lodhjen e shpejt të fëmijës dhe si pasojë mund të sjellë vështirësi në adaptimin me mjedisin e ri social.Nga ana tjetër,mësuesit e ndryshëm,të specializuar në lëndën e tyre jo vetëm japin dhe kërkojnë nga nxënësit një informacion më të thellë e të plotë shkencor në krahasim me vitet e ulëta të shkollës,por niveli i ndryshëm i organizimit të orës së mësimit,i komunikimit,i kërkesave etj.,zgjon interesa të reja tek nxënësi,nxit një aktivitet e krijimtari më të madhe.Kjo sjell padyshim rritjen e forcave intelektuale,emocionale e volitive të fëmijës,aktiviteti i drejtohet gjithnjë e më shumë drejt të mësuarit,ndërsa loja fillon të zërë më pak vend në veprimtarinë praktike.
Në moshåen e adoleshencës krijohet një sistem i ri marrëdhëniesh dhe komunikimi me të rriturit.Këta të fundit e rrisin nivelin e kërkesave ndaj fëmijëve,u besojnë më tepër,u ngarkojnë detyra e përgjegjësi më serioze,fëmijët kryejnë punë shtëpie,detyra familjare,pra objektivisht ata kuptojnë se nuk janë akoma të vegjël.Pavarësia relative,besimi i njerëzve të tjerë që u jepet nga mjedisi shoqëror i të rriturve,i rrit fëmijët jo vetëm realisht në planin shoqëror,por edhe subjektivisht,në përfytyrimin dhe mendimin e tyre.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.