tisdag 6 oktober 2015

Fundi i jetës dhe pleqëria

CGJung.jpg
K.G.Jung

Pleqëria është skajshëm e papëlqyeshme. Më
duket se po harrohet se plogështia plakut i ka hije si
fëmijut dija.
Duket se mendjes së përgjithshme njerëzore më
tepër i përshtatet të shikoj në vdekje si në përmbushje të
kuptimit të jetës dhe si arritje reale të qëllimit të jetës
sesa si përfundim të pakuptimët.
Njeriu gjithsesi nuk do ta kishte arritur moshën
prej shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjetësh kur kjo moshë e
shtyer nuk do ishe përgjigjur kuptimit të llojit të tij; për
këtë arsye jeta e tij e perënduar duhet patur kuptimin
dhe qëllimin e vet vetjak, e jo vetëm të jetë kapse e
dinjitetshme e mallëngjimit të moshësh së shkuar.
Kuptimi i mëngjesit padyshim ka të bëj me zhvillimin e
individit, konstituimin e tij dhe transferin në botën e
jashtme dhe kujdesit për pasardhës. Kjo është evidente
synim natyror. Por për t’u realizuar ky synim, për t’u
plotësuar në tërësi, a duhet të fitohen parat, lakmia për
të fituar dhe vazhdimi i jetës në cilën do kuptim të
arsyshëm jashtë vazhdimsisë ekzistuese? Kush në
mënyrë të tillë ligjit të mëngjesit pa detyrim e
transformon në pasdite të jetës duhet paguar me humbje
shpirtërore; sikurse i riu i cili në moshë të mesme
dëshiron të çlirohet nga egoizmi fëmijëror, që hutinë e
tij ta pajtoj me dështimin shoqëror. Grumbullimi i
parave, ekzistenca sociale, familja, pasardhësit vetëm
janë natyrë e lakuriqosur, kulturë e lakuriqosur. Kultura
qëndron në anën e kundër të cakut natyror. Pra, a
mundet, kultura të jetë kuptimi dhe caku të gjysmës
tjetër të jetës?


Tek fiset primitive shohim për shembull se pleqët
gjithmonë i kanë interpretuar fshehtësitë dhe ligjet, dhe
kultura e fisit në radhë të parë përmes tyre është
shprehë. Në këtë pikëpamje si qëndron fakti me neve?
Ku është urtia e pleqnarëve tanë? Ku janë misteret dhe
përallat tona? Po duket se në në sikur po garojnë
pleqëria dhe rinia. Në Amerikë thuajse është ideal që
babai të jetë vëlla i djalit të tij, e nëna ndoshta motra e
re e vajzës.
Përparësi e pleqërisë së herëshme është se e
kapërcen lartësinë e jetës në mesditë, të cilën e krijon
kultura.
Atë që rini e ka gjetur dhe iu është duhur ta gjej
nga jashtë, njeriu i pasditës duhet gjetur brenda.
Nga mesi i jetës do të jetoj vetëm ai i cili me
jetën do të vdes.
Baza ushqyese e shpirtit është jeta e natyrshme.
Kush këtë nuk e kupton mbetet të qendroj pezullë në
qiell i ngurtë; për këtë arsye aq shumë njerëz në
plqerinë e pjekur aq shumë dëhen si dru, ata shikojnë
mbrapa dhe ngërqitshëm kapen për të shkuarën, me
frikë të fshehur prej vdekjes në shpirtë. Atye iu ka
shkutuar jeta të paktën psikologjikisht, dhe mbesi të
qëndrojnë si kujtim në shtyllë nga kripa, respektivisht
ata akoma i kujtohen jetës në rini, por nuk mund të
gjejnë marrëdhënie të gjallë me të sotmen. Nga mesi i
jetës jeton vetëm ai i cili me jetën do të vdes. Sepse ajo
që ngjanë në orën e fshehtë të jetës së pasditës, është kthim në parabolën:
lindja pas vdekjes.
E marur nga libri :Mbi të kuptimtën dhe të pakuptimtën
K.G.Jung




Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.