lördag 3 oktober 2015

Motivacioni i pavetëdijshëm



Motivacioni i pavetëdijshëm zë vend të rëndësishëm në veprimet dhe në sjelljet njerëzore.Shumë veta veprojnë dhe sillen në një mënyrë të caktuar,por nuk janë në gjendje të shpjegojnë shkakun e sjelljes së këtillë të tyre.Motivacioni i pavetëdijshëm ka të bëjë me atë lloj përjetimi dhe ndjenje të një nevoje soe të një dëshire,origjinën e së cilës individi nuk është në gjendje ta shpjegojë,ngase nuk e di.Shkaktarët e këtillë të veprimtarisë dhe të sjelljes së caktuar të individit e përbëjnë motivacionin e pavetëdijshëm.Shkaqet e pavetëdijshme të veprimeve dhe të sjelljeve të njeriut kanë efekt veprues në proceset psikike dhe në format e veçanta të sjelljes së vetëdijshme të njeriut,megjithëse nuk kanë mundësi t’i nënshtrohen kontrollit të vetëdijshëm të¨njeriut; këto lloje veprimesh dhe sjelljesh individi nuk është në gjendje t’i arsyetoj.Në motivacion të pavetëdijshëm hyjnë të gjitha strukturat psikike dhe funksionet e tyre që nuk i nënshtrohen kontrollit të vetëdijes së tij.Të këtilla janë disa mekanizma mbrojtës të integritetit të personalitetit,tendenca determinuese në disa lloje veprimesh,fobit dhe sjelljet e çuditshme të shkaktuara nga fobit,sjelljet e individit të pas-hipnotizuar etj.Kështu,një vajzë deri në moshën 20 vjeçare ka shfaqur vazhdimisht sjellje të çuditshme nga ujrat rrjedhës(ndaj ujit të lumit,të kroit etj.).Për shkak të frikës ka pranuar me vështirësi të lahet në ujëra rrjedhës,është larguar nga krojet madje,kur ka udhëtuar me tren,ka mbyllur dritaret e tij në vapë të¨madhe,për të mos parë ujë lumenjësh,përrenjsh,ujëvarësh etj.Këtë sjellje të saj ndaj ujrave të këtill nuk ka qenë në gjendje ta shpjegojë deri në moshën 20 vjeçare.Një ditë ka ardhur për vizitë nga një¨vend i largët te tezja e saj,me të cilën vajza 20 vj.,nuk kap asur rast të takohej plot 13 vjet.Fjalia e tezës ”Asnjëherë nuk i kam thën” ia ka kujtuar kësaj vajze ndodhinë e saj të moshës 7 vjecare.Në këtë moshë vajzën e vogël e ka marrë tezja e saj në sheti nëpër pyll dhe atëherë vajza e vogël i paska premtuar s’ëmës që nuk do të ndahet prej tezes dhe do ta dëgjoj me kujdes.Mirëpo,qenka larguar papritmas nga tezja e saj dhe qenka rrëzuar,paska rënë poshtë ndërmjet dy gurëve;e pafuqishme për të dalë vetë nga kjo pozitë mbi të është derdhur vazhdimisht uji u një burimi nga lart,kurse kjo paska bërtitur dhe qarë derisa paska ardhur tezja e saj dhe e paska shpëtuar.Pas tharjes së rrobave në diell,vajzës së vogël i paska premtuar tezja se s’do t’i tregoj asgjë nënës.Në këtë rast kemi të bëjmë me një fobi (frikë e paarsyeshme),e cila është formuar në mënyrën e përshkruar më lart dhe në mënyrë të pavetëdijshme ka ushtruar ndikim në sjelljen e kësoj vajze ndaj ujërave duke fuqizuar sjelljen e cuditshme të saj nga pavetëdija.Profesori Hol e ka përshkruar rastin e një grupi subjektësh,të cilëve,nën ndikimin e hipnozës,u është thënë se do ta ndiejnë vetën keq pas marrjes së cigareve,do të përjetojnë neveri ndaj cokolladës dhe do të koncetrohen më mirë në gjurmime shkencore.Këto sygjerime u janë dhënë subjekteve kohë pas kohe duke qenë nën ndikim të hipnozës.Këta vërtet e kan ndier vetn keq nga cigaret,kan pasur neveri ndaj cokolladës etj.,por nuk e kan ditur shkakun e keqësimit të gjendjes nga cigaret,përkatësisht nuk kanë qenë në gjendje të arsyetojnë neverinë ndaj cokolladës etj.Sjelljet e këtilla kanë qenë rrjedhim i ndikimit të hipnozës te këta subjektë.Shumë qëndrime rrjedhin nga motivacioni i pavetëdijshëm i tyre.N.Mani e përmend rastin e një individi me ermrin Shnajder,të cilin e kanë takuar për herë të parë,por e kanë trajtuar të dyshimtë.Më vonë u është kujtuar se dikur është folur për një njeri me emrin Shnajder,që paska qenë vjedhës.Qëndrimi ndaj Shnajderit të ri,me të cilin janë takuar për herë të parë.
Gabimet gjuhësore (lapsus lingua) nuk rrjedhin rastësisht.Sipas psikanalitikëve këto i kanë shkaqet e tyre,por individi i bën këto duke mos qenë i vetëdijshëm për burimin e shkaqeve të tyre.Këto gabime kanë bazë të motivacionit të pavetëdijshëm.Kështu përmendet rasti i një zonje të shtëpisë,e cila musafirët e burrit të saj të ftuar në shtëpi të saj i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhjen në shtëpi të tyre me fjalët ”Mirë u pafshin,më vjen keq që keni ardhur”.
Sikurse është e njohur shtresa e pavetëdijës së individit është konceptim i psikanalizës së Z.Frojdit.Në të vërtetë,për konceptimin psikanalatik të pavetëdijës kanë folur edhe paraprakët e Z.Frojdit,Zhan Sharko (1825-1893) dhe Ypolit-Mari Bernem (1840-1919).Motivacioni i pavetëdijshëm është përqendruar në rend të parë në shtresën e quajtur shtresa e Id-it,kurse përmbajtja e shtresës së quajtur shtresa e ego-s (e unit) dhe ajo e super-egos (e mbiunit) ka karakter të vetëdijshën.Raporti i ndërmjet përmbajtjes këtyre shtresave të personalitetit të njeriut realizohet në forma të ndryshme dhe me pjesëmarrje të mekanizmave mbrojtës të integritetit të personalitetit të njeriut.Psikologjia e sotme mbështetet në shpjegimin psikanalatik të motivacionit të pavetëdijshëm.Sipas këtij shpjegimi burimi kryesor i motivacionit të pavetëdijshëm përbëhet nga përjetimet e veçanta të individit të moshës fëmijërore dhe me lidhjet që kanë këto përjetime me epshin,përkatësisht me motivin e jetës dhe të vdekjes.
Ndërmjet motiveve të vetëdijshme ekziston ndryshim cilësor.Ky ndryshim shfaqet në rend të parë në kontrollin dhe në rregullimin e sjelljeve të individit nga motivet e vetëdijshme dhe në mungesë të kontrollit dhe të rregullimit të sjelljeve të njeriut,kur veprojnë motivet e pavetëdijshme.Por,ndërmjet motiveve të vetëdijshme dhe motiveve të pavetëdijshme ekziston ndërlidhje e ngushtë,ku raporti i çrregulluar ndërmjet tyre shpie në çrregullim sjelljesh të intesitetit të ndryshëm.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.