lördag 3 oktober 2015

Zaratrusta






Zaratrusta: Akoma ka popull…por tek ne ekzistojnë shtetet… shtetin e quajnë përbindëshin më të ftohët nga të gjithë përbindëshit. Dhe ai ftohët gënjenë, e kjo gënjeshtër ëmbëlsisht del nga goja e tij: “Si shtet, unë e përfaqësoj popullin!” Kjo është gënjeshtër! Krijues janë ata të cilët popujtë i kanë krijuar, populli i ka besuar dhe i ka dashtë; ata i kanë shërbyer atyre me jetë. Shkatrrimtar janë ata të cilët vëjnë kurthe për aq shumë njerëz, dhe kështu i quajnë shtet…E shtet është gënjeshtar, pavarsisht se me cilën gjuhë të mirës apo të keqes flet. Posa ta hapë gojën, ai rren. I ka vjedhë krejt çka ka… Ku përfundon shteti, aty ngritet njeriu, që nuk është i tepërt…E atje, ku përfundon shteti, ju lutem vëllëzër, shikoni, a nuk po e shihni ylberin dhe urën e mbinjeriut..

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.