lördag 3 oktober 2015

Kërkuesi i së Vërtetës



Pas shumë vitesh pelegrinazhi, një njeri i cili kërkonte të vërtetën u gjend në një shpellë brenda të cilës ekzistonte një pus i mençur. Meqënëse e kishin këshilluar që të pyeste pusin se cila është e vërteta, ja shtroi këtë pyetje që e mundonte prej kohësh. Atëherë nga thellësia e tokës i erdhi kjo përgjigje: -Shko tek kryqëzimi i fshatit dhe aty do gjesh atë që kërkon.
I mbushur me shpresë dhe me pritshmëri, njeriu vrapoi tek kryqëzimi dhe e vetmja gj...ë që gjeti ishin tre dyqane pa asnjë interes. Njëri dyqan shiste metale, tjetri dru dhe i treti shiste tel të hollë.
I zhgënjyer, kërkuesi u kthye tek pusi për të marrë shpjegime. Por pusi i tha vetëm: Do ta kuptosh shumë më vonë. Kur njeriu u ankua, e vetmja përgjigje që mori ishte jehona e zërit të tij. I indinjuar meqënëse mendonte se pusi e kishte mashtruar vijoi pelegrinazhin e tij për të gjetur të vërtetën.
Ndërsa kohrat kalonin, kujtimi i kësaj eksperience dalë ngadalë ishte shuar deri sa një darkë, ndërsa po ecte nën dritën e Hënës, i tërhoqi vëmendjen tingulli nga një ritëm indian. Ishte një muzikë e mrekullueshme që luhej me një mjeshtëri dhe frymëzim të madh.
I emocionuar, ju afrua muzikantit dhe shikoi gishtat e tij që kërcenin mbi tela. Filloi të shikonte me vëmendje instrumentin indian sitar dhe papritmas nxori një britmë të gëzueshme: Instrumenti sitar ishte krijuar nga tela, metal dhe copa druri, domethënë pikërisht nga materialet që kishte parë atëherë nga tre dyqanet dhe që i kishte konsideruar atëherë si të parëndësishme.

Më në fund e kuptoi: kemi gjithçka që na nevojitet dhe detyra jonë është t’i mbledhim dhe t’i përdorim me mënyrën e duhur. Asgjë nuk ka kuptim, nëse e shohim si të ndarë nga të tjerat. Por kur pjesët bashkohen në një total të përbashkët, krijohet diçka e re, diçka që nuk do të mundnim as ta imagjinonim duke parë pjesët e saja të ndara.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.