lördag 3 oktober 2015

Përse na duhet filozofia



Njeriu gjen një knaqësi të merret me filozofi,bile edhe me metafizikën,gjersa nevoja të jetës së përditshme të mos e kenë rrëzuar nga majat e larta të mendimit.Shumica jonë i kujton me mallëngjim ditët e bukura të pranverës së jetës,në të cilat të biseduarit për punë filozofike na dukej edhe neve si Platonit ”Një dëfrim i shtrenjët”,në ato ditë,kur një e vërtetë çfardo na qëndronte shumë më lartë dhe më e rëndësishme nga epshet e trupit tonëdhe nga ngatëresat e ndyra të jetës.Edhe sot ka mbetur diçka ndër ne nga dashuria që patëmnë atë kohë për Mënçurinë. Ndjejmë,bashkë me Browningun se ”se jeta ka një kuptim”dhe se ”të zbuluarit e atij kuptimi është buka dhe vera ime”.Pjesa më e madhe e jetës sonë s’ka asnjë kuptim,shkkon kot;përleshëmi me trazirën që na rrethon dhe me kaosin që kemi vetë brenda,megjithkëtë na duket se ka diçka të kuptimshme dhe të gjallë brenda në shpirtin tonë.Atë duam të kuptojmë.”Jetë do të thotë të transformojmë vazhdimisht në dritë dhe flakë gjithë ç’jemi ne dhe gjithë ç’takojmë”.Ne jemi si Mytua në Vëllezërit Karamafoz.”Një nga ata që nuk kërkojnë miliona,por që duan vetëm një përgjigje për pyetjet e tyre”.Ne duam të zaptojmë dukjen dhe vlerën e gjërave dhe kështu ta nxjerrim veten nga llumi i jetës së përditshme.Ne dëshirojmë të dimë se gjërat e vogla janë të vogla dhe të mëdhat me të vërtetë të mëdha,para se të bëhet vonë.Dëshirojmë t’i shikojmë gjërat sot,ashtu siç do të duken përgjithmonë-”në dritën e përjetësisë”.Dëshirojmë të bëhemi të zotë ,të qeshim para asaj që është e pamenjanueshme,të buzëqeshim edhe përpara hijes së vdekjes.Duam të jemi të plotë,të rendisim mirë energjitë dhe duke i kritikuar të harmonizojmë bukur edhe dëshirat tona.Sepse një renditje e mirë e energjive është fjala e fundit në etikë dhe në politikë e mbase edhe në llogjikë e metafizikë.”Që të jesh filozof patë thënë Thoreu,”nuk do të thotë të kesh vetëm mendime të thella e as të themelosh një shkollë e aq,por ta dashurosh diturinë,aq sa të jetosh sipas diktimeve të saj,një jetë të thjeshtë,të lirë,me shpirtmadhësi dhe besim”.Mund të jemi të sigurtë se po të gjejmë dituri,do të gjejmë pas saj dhe të gjithë të mirat që na duhen.”Më përpara zbuloni të mirat e mëndjes”thotë Bacon-i ”dhe të tjerat do t’ju dalin përpara vetë ose nuk do ta ndjeni mungesën e tyre”.E vërteta nuk mund të na bëjë të pasur,por do të na bëjë të lirë.
Ndonjë lexues i pagdhendur mirë do të na thotë mbase filozofia është aq e kotë,sa dhe loja e shahut,aq e errët dhe shterpë,sa dhe vetë padituria .”Nuk mund të gjejmë mendime më absurde”, thotë Ciceroni,”se ato që gjejmë në librat e filozofëve”.Pa dyshim disa filozofë kanë pasur plot idera në kokë,po nuk kanë pasur atë që quhet kuptim i thjeshtë,mend.Kështu shumë fluturime flozofike i detyrohen fuqisë ngritëse të një atmosfere të hollë.Prandaj dhe të vendosim që në këtë udhëtimin tonë me këto fletë,dhe të zbresim vetëm nëpër limanet e mëdha të ndriçuara,dhe kështu të mos zhytemi nëpër moçalet e metafizikës dhe nëpër ”detrat zhurmëmëdhenj” të bisedimeve teologjike.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.