tisdag 6 oktober 2015

Ligji i rritjes

 




Bob Proctor thotë për Ligjin e Rritjes: "Kur dikush ta jep një kompliment, si ndihesh? Nëse dikush vazhdon të japë komplimente për punën tënde, a ndihesh i shtyrë ta përsëritësh edhe më mirë? Ky është Ligji i Rritjes. Dhënia më e madhe do të të lejojë të pranosh më shumë."




Tash, kjo është e vështirë për shumë njerëz ta kuptojnë apo ta pranojnë. Shumë njerëz shkojnë përreth të zhgënjyer për dhënien dhe marrjen. Ata janë mësuar të besojnë në zhgënjime dhe gënjeshtra për këto gjëra nga mediat dhe, shpesh, nga prindërit e vet, që ua thonë të gjitha llojet e falsiteteve për ekonominë. Ata besojnë se çmimet rriten sepse korporatat e liga duan t’i vjedhin të gjitha paratë e tyre, dhe gjëra të tjera të tilla pa vlerë. Mund të pyesësh se çka ka të bëjë ekonomia me Ligjin e Rritjes. Epo, është më tepër si ato ligjet ekonomike "kundër-intuitive". Shumica e njerëzve janë bindur të besojnë se nëse ata japin më shumë, mbetet më pak për ta; ata nuk e kuptojnë se të japësh më shumë domethënë se pranon më shumë. Dhe gjithkah përreth tyre, ata e shohin këtë gënjeshtër të përsëritur pa pushim.

Pra le të themi se Ligji i Rritjes është kështu: sa më shumë që investon në biznesin tënd, aq më shumë rritet biznesi yt, dhe aq më të mëdha bëhen profitet totale. Është e vërtetë se duhet të investosh në të në mënyrë të mençur dhe të matur përndryshe do të jesh jashtë biznesit. Por nuk humb në biznes duke investuar në biznesin tënd. Sa më shumë që jep për të, aq më shumë para bën.


Por Ligji i Rritjes është më shumë se sa vetëm për para apo për biznes. Ai funksionon në gjithçka, në çdo aspekt të jetës tënde. Sa më shumë kohë investon në kopshtin tënd në shkuljen e barërave të këqija dhe në kujdes, në tokë cilësore, në ujë dhe në lëndë ushqyese, aq më i madh dhe më i bukur bëhet ai. Ti nuk thua, "E kam humbur kohën, baltën, dhe ujin në ato bimë!" Ti me mençuri i ke investuar kohën dhe përpjekjet në to, dhe je shpërblyer me më shumë bukuri dhe/ose prodhim se sa nëse nuk do t’i investoje përpjekjet tua siç ke bërë.


Nëse je në martesë dhe ia jep partnerit tënd kohën dhe ndjenjat e dashjes, ty fillon të të kthehet më shumë nga kjo (nëse nuk ndodh kjo, ndahesh dhe e gjen dikë që t'i kthen këto gjëra). Ti nuk "humb" diçka duke ia dhënë gruas/burrit tënd. Ti fiton diçka duke dhënë.


Çkado që jep vetëm duhet të bëhet me mençuri, në gjithçka. Ekziston koha dhe vendi për bamirësi, por Ligji i Rritjes nuk ka të bëjë me rastet e bamirësisë. Ai nuk ka të bëjë me dhënien e lëmoshave: ai ka të bëjë me dhënien e mësimeve, të eurove të investimit, të komplimenteve, të kohës së dëgjimit, të shoqërimit, dhe të gjërave të tilla. Sa më shumë që jep gjëra të tilla, aq më shumë të tilla do të të kthehen.


Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.