lördag 3 oktober 2015

Vetëm vështroji shtazët

Vetëm vështroji shtazët, vështroji zogjtë;
asnjë prej tyre nuk është e brengosur, asnjë
nuk është e mërzitur, asnjë e frustruar. Vallë,
a ke parë ndonjëherë buall që të ketë fërshëllyer
nga zemërimi? Ai me të njëjtën kënaqësi të...
përsosur do ta hajë barin e njëjtë për çdo ditë.
Ai sikur të ishte i përndritur! Tek ai nuk ka
tendosje, por vetëm harmoni të përsosur me
natyrën, me vetveten, me çdo gjë që ekziston.
Buajt nuk krijojnë parti të cilat do ta revolucionarizonin
botën, e cila do t’i transformonte
buajt në super-buaj, e cila do t’i bënte
ata religjiozë, të moralshëm. Dhe asnjë shtazë
nuk u jep rëndësi ideve të njeriut.
Përkundrazi, ato do të duhej të qeshin me
të:
“Çfarë po ndodh me ty? Përse nuk mund të
jesh vetëm ai që je? Pse duhet të jesh diçka
tjetër?”
Prandaj, më e rëndësishmja prej të gjithave
është – ta pranosh vetveten plotësisht ashtu
siç je.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.