lördag 3 oktober 2015

Disiplina




Problemet dhe dhimbja
Jeta është e rëndë.Kjo është një e vërtetë e madhe.Një e vërtetë nga më të vërtetat.Nëse një herë e ndiejmë këtë të vërtetë të madhe,ne mund ta tejkalojmë atë.Kur e kuptojmë se jeta është e rëndë dhe e pranojmë si të tillë,atëherë ajo fillon me të vërtetë të jetë e vështirë,por prej këtij momenti ky fakt na bëhet i parëndësishëm.Shumica nuk e kupton tërësisht këtë të vërtetë.Në vend të kësaj,njerëzit pak a shumë vajtojnë pandërprerë se si vështirësitë e tyre janë të veçanta dhe se si instiktivisht ato bien vetëm mbi ta,mbi familjen,fisin,klasën,kombin,madje dhe racën e tyre.
Jeta paraqet para nesh një tërsi problemesh.Atëherë ne duhet të vajtojmë,apo ti zgjidhim ato dhe ti mësojmë fëmijët tanë që ti zgjidhin?Disiplina është mjeti kryesor për zgjidhjen e problemeve jetësore.Pa të nuk mund të realizojmë asgjë.Me një dozë të caktuar disipline,ne bëjmë zgjidhje të pjesshme të problemeve.Me disiplin totale i zgjidhim të gjitha problemet tona.
Ajo që e bën të vështirë jetën është,se procesi i ballafaqimit me problemet dhe mënyra e zgjidhjes(tejkalimit) së tyre është e dhimbshme.Problemet pavarësisht se nga cilat burime vijnë,provokojnë dhimbje,mjerim,fajësi,tronditje ,vuajtje apo keqardhje.Këto janë ndjenja të pavullnetshme,shpeshherë të papëlqyera dhe ndonjëherë ua kalojnë edhe dhimbjeve fizike.Për shkak të dhimbjeve që na shkaktojnë ballafaqimet me situata të caktuara,këto të fundit i quajmë shpesh probleme.Jeta paraqet para nesh një pafundësi problemesh dhe njeriu mendon se në jetë ka më shumë vuajtje se sa gëzime.Por jeta merr kuptim gjatë procesit të ballafaqimit dhe të zgjidhjes së problemeve.Problemet zakonisht qëndrojnë në një vijë të mprehtë ndërmjet suksesit dhe humbjes.Ato gjallojnë te ne guximin dhe shkathtësinë. Për shkak të problemeve ne aftësohemi nga ana mendore dhe shpirtërore.Nëse dëshirojmë të nxisim zhvillimin dhe guximin shpirtëror te të tjerët,ne duhet të provokojmë dhe të rigjallërojmë aftësinë e tyre për zgjidhjen e problemeve.Kjo është njëlloj si në shkollë,kur iu japimfëmijëve probleme për të zgjidhur.
B.Frenkin ka thënë
”Ndodhit që të lëndojnë,janë edukative”.
Kjo është një nga arsyet,që njerëzit e shkathët mësohen të mos tronditen,por të ballafaqohen lehtë me problemet dhe me dhimbjet që shkaktohen prej tyre.Shumica prej nesh nuk janë aq të shkathët.Të frikësuar nga dhimbja e cila shoqëron problemin,në njërën apo tjetrën formë,ne mundohemi t`iu largohemi apo t`iu shmangemi atyre.I zvarritim ato me qëllim apo me shpresë se mund të largohen vetvetiu.I injorojmë,i harrojmë dhe shtiremi sikur nuk ekzistojnë.Përdorim drogë,alkool,që ti kapërcejmë sa më lehtë që të jetë e mundur,dhe mundohemi të harrojmë shkaktarin e vërtetë të dhimbjes.
Kështu,nuk bëjmë gjë tjetër,veçse përpiqemi ti shmangim problemet,në vend të ballafaqohemi me to deri në fund.Prirja për t`iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë,është baza kryesore e sëmundjeve psikike.
Të gjithë,pak a shumë,,e zotërojmë këtë tendencë dhe,mbase të gjithë jemi pak a shumë mentalisht të sëmurë.Ndonjëri nga ne mund të shkojë deri në një kufi aq të çuditshëm,sa t`iu shmanget kerjtësisht të gjitha problemeve dhe vuajtjeve që ato shkaktojnë,duke humbur atë që është më pranë së vërtetës apo s¨mirës në jetën e tij.Për të gjetur rrugëdalje më të lehta këta njerëz gjejnë strehim në botën e ndërlikuar të fantazive dhe të ëndrrave,e cila shpeshherë s`ka asgjë të përbashkët me realitetin.Karl Jung këtë e shpreh kështu:Ky zëvendësim,në fund të fundit,është ndonjëherë më dhimbshëm se sa vuajtja,së cilës ne synojmë ti shmangemi.Kështu neuroza bëhet vetvetiu problemi kryesor.Besnikët e formës(anës së jashtme) më shpesh mundohen ti shmangen kësaj dhimbjeje dhe problemi,që iu del përsëri në sipërfaqe,më pas do t`iu kalojë shtresë-shtresë në neurozë.
Për fat,ka disa njerëz,të cilët zotërojnë kurajon që të ballafaqohen me neurozën e tyre dhe me ndihmën e psikoterapeutit,mësohen të ballafaqohen me vuajtjen e vërtetë.Kur i shmangemi vuajtjes së vërtetë që të çon në zgjidhjen e problemit.Për këtë arsye sëmundjet mednore pengojnë vetë zhvillimin tonë shpirtëror.
Është e nevojshme që te ne dhe te fëmijët tanë të krijohet një sistem për zhvillimin tonë shpirtëror dhe mendor.Me këtë dua të them,se ne duhet të mësojmë veten dhe fëmijët tanë që të shijojnë vlerën e vuajtjes,si një domosdoshmëri për tu ballafaquar me problemet dhe dhimbjet që ato shkaktojnë.
Më lart u tha se disiplina është arma bazë për zgjidhjen e problemeve jetësore.Ky mjet është teknika e vauajtjes,me anën e të
cilit përjetojmë dhimbjen e problemeve dhe kuptojmë se si mund ti përballojmë dhe ti zgjidhim në mënyrë të suksesshme këto probleme.
Kur vetveten dhe fëmijët i mësojmë me disiplinë.Ne njëkohësisht i mësojmë ata dhe veten si të vuajmë dhe si të kalitemi.Cilat janë në të vërtetë këto teknika të vuajtjes,këto metoda për përjetime konstruktive të dhimbjeve,të cilat unë i quaj disiplinë?
Janë katër të tilla:
1. Zgjatja e kënaqësisë
2. Pranimi i përgjegjësisë
3. Përkushtimi ndaj së vërtetës(realitetit)
4. Balancimi
Siç do ta shohim,këto nuk janë metoda të vështira dhe për aplikimin e tyre nuk duhet ndonjë stërvitje e veçantë,përkundrazi,gati të gjithë fëmijët mësohen me to para se të mbushin dhjetë vjeç.Pra,problemi nuk qëndron në ndërlikueshmërinë e tyre,por në mungesën e vullnetit për ti zbatuar ato.Kryetarët e shteteve dhe mbretërit shpesh harojnë këto metoda të thjeshta dhe arrijnë deri atje sa të pësojnë ndryshime dhe në karakter.Nëpërmjet këtyre metodave njeriu mundësohet të ballafaqohet me dhimbjen dhe jo ti shmanget asaj.Nëse dikush dëshiron ti largohet vuajtjes legjitime,atëherë ai i shmanget aplikimit të këtyre metodave.Në kapitullin që vijon pas analizës së çdo metode në veçanti,do të flasim për vullnetin që duhet zotëruar dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dashurinë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.