lördag 3 oktober 2015

ZEMËRIMI


 Ka njerëz të cilët nga ky afekt krijojnë sistem dhe zakonisht sillen sipas tij, çka kurrsesi nuk dinë rrugë tjetër. Janë njerëz tejet të ndjeshëm, të cilët nuk e durojnë askë para dhe mbi vete. Rëndë i përshtaten rrethit dhe u druajnë çdo detyre serioze. Nëse privohen nga diçka në të cilën kanë pasur të drejtë bëhe agresivë, për shembull thejnë, dëmtojnë gjësende me vlerë. Më vonë përpiqen të arsyetohen, duke thënë se si nuk kanë ditur se çka bënin. Kështu njeriu i t...illë për shkak të afektit të tij mund të ndeshet me rrethin e tij. Ky afekt tregon pothuajse shkatërrimin e tërësishëm të ndjenjës shoqërore. Krijon qëndrim armiqësor kundrejt tjerëve. Gjer në këtë shkallë s’mund të mbërrijë ai që është i vetëdijshëm për aftësitë e tij dhe që mbështetet qetë në forcat e veta. Ndër faktorët të cilët lehtësojnë zemërimin duhet cekur alkoolin. Te disa njerëz janë të mjaftueshme edhe sasitë e vogla. Njeriu i dehur me alkool, sillet ashtu sikur që kurrë të mos ketë jetuar në botën kulturore. Ai e humb pushtetin mbi veten e tij. Zemërimi shumë më tepër shfaqet te fëmijët sesa te të rriturit. Kjo rrjedhë si pasojë se tek ata është më e theksuar ndijesia e dobësisë. Zemërimi i skajshëm mund ta çojë njeriun deri në vetëvrasje.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.