lördag 3 oktober 2015

Mark Tueni


* Një miku i tij duhej të operohej. Mark Tueni e ngushëlloi në një mënyrë të çuditshme. Ai i tha:
- Kur të të fillojë operacioni për të ngushëlluar veten mendo që ndërkohë që t'i vuan nga dhimbjet, kirurgu gëzohet se do të fusë në xhep paratë e tua.
............................................................................................................................................


* Emri i tij i vërtetë ishte Samuel Klement. U quajt Mark Tuen në këto rrethana. Qysh fëmijë, midis mjeshtërive të tjera ai punoi edhe si ndihmëspilot në një anije. Gjatë kalimit të Misisipit, piloti maste thellësinë e ujit dhe në çdo matje i thoshte:
- Mark Tu! Këto fjalë kanë kuptimin "shëno dy". Për këtë arsye, më vonë, kur ai u bë gazetar, në kujtim të këtij piloti që e kishte bërë mjeshtër, mori si pseudonim këto dy fjalë me të cilat pastaj u bë i famshëm.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.