lördag 3 oktober 2015

Depresioni si dukuri e shëndoshë



Periudha intesive e psikoterapisë njëkohësisht është periudha e zhvillimit intesiv,gjatë së cilës pacienti përjeton më shumë ndryshime,se sa disa njerëz gjatë tërë jetës së tyre.Që të arrihet deri te ky zhvillim i shpejtë,patjetër në mënyrë proporcionale,duhet të largohemi nga pjesa e jonë e vjetër.Kjo është një rrugë e pashmangshme për një psikoterapi të suksesshme.Shpesh vendimi që t’i drejtohemi psikiatrit paraqet braktisje nga vetëbesimi që onë jamOK.Kjo më tepër i mundon meshkujt,sepse fraza unë nuk jam OK,dhe si të bëhem OK,shpesh përputhet me unë jam i dobët,jo burrë dhe i dështuar.Në realitet,procesi i braktisjes (shmangies) shpesh fillon edhe më përpara se pacienti të marrë vendimin për të kërkuar ndihmën e psikiatrit.E përmenda një herë,se kam qenë shumë i palëkundur gjatë procesit të braktisjes së dëshirës për të fituar.Kjo ndodh për shkak se ndjenja për të braktisur pjesën tonë më të afërt,në të vërtetë është depresioni.Meqenëse njerëzit mendërisht të shëndoshë anojnë nga prirja për t’u zhvilluar,braktisja dhe humbja e personalitetit të tyre të vjetër është pjesë integrale e procesit të ngritjes mendore dhe shpirtërore,prandaj depresioni paraqitet si dukuri normale dhe në thelb,fenomen i shëndetshëm.Ai bëhet normal dhe jo i shëndetshëm vetëm kur pengon procesin e braktisjes dhe vazhdon pa u ndaluar në përfundimin e procesit.Kjo skemë e përvojës fëminore e vendos fëmijën e ndjeshëm në përvojën e humbjes dhe formon te ai një prirje shumë e kundërt në krahasim me atë që e posedojnë personat e ”lumtur”,të cilët i shtrëngojnë fort ”sendet” e tyre dhe mendohen t’iu shmangen dhimbjeve nga humbja apo braktisja e tyre.Për këtë shkak depresionet patalogjike shkaktojnë njëfarë bllokimi në procesin e braktisjes.Unë besoj se ekziston një lloj i depresionit neurotik,kronik,i cili në thelb,fsheh lëndimin trsmsutik të aftësisë së braktisjes nga çdo gjë,dhe këtë do ta quajmë”neuroza e braktisjes”.
Arsyeja kryesore që nxit njerëzit të kërkojnë ndihmë psikiatrike është depresioni.Me fjalë të tjera,pacientët shpesh gjenden në procesin e braktisjes,para se të drejtohen për ndihmë,dhe pikërisht kjo simptomë e këtij procesi në zhvillim,i detyron ata të shkojnë para derës së psikiatrit.Puna e psikiatrit është ta ndihmoojë pacientin të mbrojë procesin,të cilin ai ka filluar vetë.Kjo do të thotë se pacientët janë gjithmonë të vetëdijshëm për atë që iu ndodh.Shpesh ata dëshirojnë që t’iu shmangen simptomave të depresionit të tyre”që puna të jetë si më parë”.
Ata nuk e dinë se punët nuk mund të jenë asnjëherë si më parë,por e dinë,se procesi i braktisjes fillon në nivelin e nënvetëdijes dhe të sjell deri te depresioni.Me siguri pacienti në këtë rast do të deklarojë:”Për muna s’ka kuptim aasgjë,sepse jam në depresion”,apo depresionin do t’ua mveshi faktorëve të parëndësishëm.Kjo ndodh,sepse pacienti ende nuk janë të vetëdijshëm të pranojnë që personaliteti i tyre i vjetër dhe ”punët ashtu siç kanë qenë njëherë e një kohë” janë vjetruar.Madje ata as nuk janë të vetëdijshëm që depresioni është një sinjal për një ndryshim të madh evulotiv.Fakti që nënvetëdija është një hap para vetëdijes,lexuesit mund t’i duket i çuditshëm.Por ky fakt,i cili mund të aplikohet vetëm në këtë rast specifik,është aq shumë i përgjithshëm(i përgjithësuar) saqë ekzistojnë påarime elementare të funksionimit mendor.Për këtë do të flasim më tepër nga fundi i këtij libri.
Kohët e fundit shpesh flitet për ”krizën e viteve(moshës së mesme)”.Ajo është, në të vërtetë,vetëm një nga krizat apo stadet kritike të zhvillimit jetësor,gjë të cilën para 30 vjetëve e kanë vënë në dukje E.Erikson (ai ka dalluar tetë kriza edhe pse ekziston mundësia të jenë më tepër).Ajo që i bënë krizat e periudhave kalimtare jetësore më problematike dhe më të dhimbshme,është vështirësia jonë për t’iu shmangur gjërave që i duam,si dhe mënyrës me të cilën kemi punuar dhe i kemi vrejtur këto gjëra më përpara.Shumica e njerëzve është e papërgatitur apo e paaftë të durojë dhimbjen që të shkakton largimi nga e kaluara.Ata gjithmonë iu përmbahen skemave të vjetra të të menduarit dhe të sjelljes dhe nuk përpiqen që të kapërcejnë krizat,me anën e të cilave mund të shijojnë kënaqësinë e rilindjes,për të arritur te pjekuria e madhe.Për këtë mbase është e mundshme të shkruhet libër.Unë do të numëroj kushtet më kryesore,dëshirat dhe qëndrimet,të cilat patjetër duhen braktisur gjatë evoulimit të suksesshëm të jetës njerëzore.
Fantazia fëminore,
Dëshira absolute për të patur prindërit,(dëshira absolute për pronësinë prindore)
Varësia e fëmijërisë,
Vizioni i shtrembëruar prindëror,
Vetëbesimi i adoleshencës,
”Liria”për të qenë vetëm,
”Fluturimi” rinor.
Tërheqja seksuale-potenca rinore,
Fantazia e pavdekshmërisë,
Autoriteti mbi fëmijët e vet,
Autoriteti i përkohshëm mbi njerëz të ndryshëm,
Pavarësia e shëndetit fizik,
Braktisja e vetvetes dhe e jetës.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.