lördag 3 oktober 2015

ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISË


 Psikologjia ka një të kaluar të gjatë, por një histori të shkurtër.
Megjithëse duket që rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnë
pamjen e psikologjisë gjatë çdo disa viteve, projektin e këtij teksti mësimor ka mundur ta shkruajë filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit). Një nga veprat e...Aristotelit është quajtur Peri Psyches, që do të mund të përkthehej si “Mbi psikën”. Peri Psyches, si edhe ky libër, fillon me historinë e psikologjisë së të menduarit dhe
pikëpamjet historike mbi natyrën e psikikës dhe të sjelljes.Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerëzit janë të motivuar në mënyrë bazike që të kërkojnë kënaqësinë dhe t’i shmangen dhembjes, qëndrim ky që e ka shfrytëzuar teoria moderne psikodinamike dhe teoritë e të mësuarit.
Ekzistojnë edhe kontribute të tjera të grekëve të vjetër. Demokriti (rreth viteve
460-370 para Krishtit), për shembull, ka theksuar se sjellja jonë është nën ndikimin e
ngacmimeve të jashtme. Ai ka qenë një nga të parët që ka parashtruar çështjen se a
ekziston diçka e tillë siç është vullneti i lirë ose zgjedhja.
Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxënës i Sokratit (rreth viteve 470-
399 para Krishtit), ka shënuar këshillën e Sokratit “njihe vetveten”. Që nga atëherë kjo
është motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund të arrijmë
njohjen e plotë të vetvetes me anë të ndjenjave tona sepse ato nuk janë shprehje e saktë e realitetit. Edhe sot dallojmë ngacmimet që veprojnë në receptorët tonë të ndijimit nga
percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherë të shtrembëruara. Pasi që ndijimet e bëjnë të mundshme njohjen e papërkryer, Sokrati ka propozuar që ta studiojmë vetveten me anë të të menduarit racional dhe të introspeksionit.
Mirëpo, le t’i kthehemi zhvillimit të psikologjisë si shkencë laboratorike në
gjysmën e dytë të shekullit 19. Disa historianë vejnë datën e fillimit në vitin 1860.
Atëherë Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin që është gur kufitar në
psikologji: “Elementet e psikofizikës”. Ajo ka treguar se në çfarë raporti janë dukuritë
fizike (siç janë drita dhe zëri) me dukuritë psikologjike të ndijimit dhe të percepcionit.
Fechner gjithashtu ka treguar se si mund të masim shkencërisht efektet e atyre dukurive.
Shumica e historianëve e vendos fillimin e psikologjisë moderne si shkencë laboratorike në vitin 1879. Atë vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.