lördag 3 oktober 2015

PËRGATITJA PËR JETË


 Një ndër pikëpamjet themelore të psikologjisë individuale thekson që çdo dukuri e shfaqur e jetës psikike duhet kuptuar si pranim për ndonjë qëllim të parashtruar. Përrallat, tregimet dhe bindjet fetare dëshmojnë dhe tregojnë se për parajsë, ringjallje, reinkarnim shpirtëror, te njeriu asnjëherë nuk shuhet shpresa për ardhmëri të lumtur. As lojën s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridërit dhe edukatorët, por veç si ndihmesë edukimi, ngritje... shpirtërore, e fantazisë dhe lëvizshmërisë, si përgatitje për ardhmëri. Në lojë vërehet se si fëmiu sillet ndaj jetës. Në lojë para së gjithash plotësohet ndjenja për afilacion. Fëmijët të cilët eskivojnë lojën gjithnjë janë nën dyshimin se kanë ndonjë mungesë ( mangësi). Frika se rolin që u jepet do ta luajnë dobët, është shkaku kryesor i shfaqjes së tendencës që ata në inkuadrimin e tyre brenda lojës me të tjerë ose duan të tërhiqen ose e prishin lojën. Ka shumë lojra në të cilat theksohen në veçanti momentet krijuese. Në jetë shpesh ka ndodhur që njerëzit më parë të kenë qepur rrobe për kukulla e pastaj për njerëz. Loja nuk mund të ndahet nga zhvillimi psikik i fëmijës. S’duhet trajtuar si humbje kohe.Vëmendja është veçori e organit psikik, shpreh qëndrim gatishmërie, lidhshmëri personale me faktet, gadishmëri për sulm ose mbrojtje, për shkak të ndonjë nevoje ose ndonjë situate jo të zakonshme, me ç’rast e gjithë fuqia e jonë vihet në shërbim të ndonjë qëllimi. Faktori më i rëndësishëm për zgjimin e vëmendjes është interesimi thellësisht i rrënjosur. Vëmendja e zvogëluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lëndëve të rëndësishme. Kjo ndodhë për shembull, kur fëmijët i humbin librat e tyre, amviset që gjithnjë i hudhin diku ose i humbin çelsat e tyre. Harrojnë ata që nuk duan të jenë hapur vigjilent, por për këtë edhe me harresën e tyre janë privuar nga interesimi dhe kanë përkushtim të dobët për detyrën e tyre. Ka edhe aftësi të organit psikik, të cilat s’mund të gjinden në sferën e vetëdijes, por të pavetëdijes. Kësisoj ekzistojnë edhe dy tipe njerëzish: 1) që jetojnë objektivisht pa iu frikuar asgjëje dhe me vetëdije dhe 2) që udhëheqin me pavetëdije. Shumë njerëz zhvillojnë në veten e tyre aso forcash vepruese e që për to ata nuk dinë gjë. Ato forca të pavetëdijshme ndikojnë në jetën e njeriut dhe mund të sjellin gjer te pasojat e rënda nëse nuk i zbulojnë. Për shembull, njerëzit të cilët pahijshëm i hanë thonjët dhe rrëmihin në hundë, ata as që dinë për shkaqet që i kanë sjellur gjer tek ato shprehi të këqija. Ajo çka na ndihmon bëhet pra, e vetëdijshme kurse e pavetëdijshme mbetet ajo çka do të mund të pengonte argumentin tonë. Problemet e jetës së njeriut zbulohen në ëndrra. Të gjitha ëndrrat nuk mund t’i kuptojmë ashtu thjeshtë. Në të vërtetë ëndrrën menjëherë ose e harrojmë ose nëse le mbresë zakonisht nuk e kuptojmë se ç’fshihet pas saj. Në ëndërr përmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lëvizshmërisë së njeriut.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.