lördag 3 oktober 2015

Përkufizimi i dashurisë



Jam i vetëdijshëm se duke dashur të hulumtojmë dashurinë,do të futemi në natyrën e misterit.Ne do të mundohemi të gjurmojmë të pagjurmueshmen dhe të sqarojmë të pasqarueshmen.Dashuria është aq e lartë dhe aq e thellë,saqë nuk është e lehtë të kuptohet,të matet apo të përkufizohet.’Për vetë natyrën misterioze të dashurisë,askush nuk ka arritur ende ta përcaktojë atë plotësisht(kënaqshëm).
Në përpjekje për një përkufizim sa më afër reales,dashuria ndahet në disa kategori të ndryshme:Eros,Filia,Dashuria e përkryer dhe e papërkryer,Unë do të mundohem të jap një dhe vetëm një përkufizim për dashurinë.Këtë e kam arritur me vetëdije dhe bindje të plotë:
Dashuria,është vullneti që nxit zhvillimin tonë shpirtëror për të arritur pjekurinë ose plotësimin e vetvetes dhe të të tjerëve.
Dot të doja që në fillim ta komentoja shkurt këtë,para se të kaloj në analizë të detajuar.Së pari,ju sigurisht keni vërejtur se ky është një përkufizim fetar,një akt që i shërben qëllimit të ngritjes apo pasurimit shpirtëror të njerëzve.
Studiusit shfaqin shumë dyshime ndaj përkufizimeve teologjike,dhe po të tilla ata mund të jenë dhe ndaj kësaj.Unë nuk kam arritur në këtë konkluzion thjesht nga të menduarit teologjik,por duke u nisur nga praktika ime psikoterapeutike (e cila nënkupton dhe vështrimin mbrenda vetes).Shumica e pacientëve është gjendur e hutuar përpara konceptit apo ndjenjes që shkakton përvoja e ”të dhënit” në dashuri.Që ta sqaroj këtë më mirë do të na shërbej ky shembull.Një djalë i ri që dukej se ishte mjaft i ndrojtur,më pohoi:”Nëna më ka dashur aq shumë,saqë nuk më lejonte të shkoj vetë në mësim me autobusin e shkollës,deri në matur.Unë i lutesha vazhdimisht që t’më lejonte,por ajo friksohej se mos më ndodhte ndonjë gjë e keqe dhe më shoqëronte përditë,pavarsisht se ky ishte një stërmundim për të.Me të vërtetë më ka dashur shumë!”.Për shërimin e këti personi ishte e nevojshme,si në shumë raste tjera,të sqarohej se nëna e tij ka patur një motiv tjetër përveq dashurisë,që sillej ashtu dhe se shpesh ,ajo që neve na duket si dashuri,mund të mos jet aspak e tillë.Përvoja të tilla mund t’i ilustrosh me shumë shembuj të sjelljeve të ndryshme,të cilat nënkuptojnëose jo dashurinë.Dallimin thelbësor ndërmjet tyre,së pari,e paraqet i ati që është i dashuruar;ky person është i vetëdishëm apo jo për çka bën .Së dyti,dashuria është nje¨proces rrethor(ciklik)shumë evolutiv,procesi i ngritjes apo i zgjerimit të së vërtetës.Kur dikush i zgjëruar me sukses kufit e vet,me këtë aj ka kaluar në gjendje më të lart të eksitimit.Kështu akti dashurisë shëndrohet në një akt të vetë ngritjes shpirtërore,madje dhe kur ka për qëllim kryesor zhvillimin e tjetrit.Vetëm em synim nga ngritja,ne mund të arrim te evulimi më i lartë shpirtëror.Së treti,ky përkufizim unitar për dashurinë përfshin dashurinë ndaj vetvetes dhe dashuri ndaj të tjerëve.Është e pamundur të tjerët,nëse nuk do vetveten.Kjo është një lloj me të vërteten,se nuk mund t’i mësojmë fëmijët tanë me disiplinë,nëse nuk i nënshtrohemi vet asaj.Në jetën e përditshme ne asnjëherë nuk duhet ta lëmë pas dore zhvillimin tonë shpirtëror në favor të të tjerëve.Nuk mund të jemi burim energjie,nëse nuk kemi energji brenda vetes dhe për veten.Në shqyrtimin e më tejshëm të natyrës së dashurisë,ne do të zbulojmë që jo gjithmonë dashuria ndaj vetvetes dhe dashuria ndaj të tjerëve shkojnë dorë për dore apo që ato të janë të pafundme.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.