lördag 3 oktober 2015

TERAPIA



Një nga qëllimet e hershme dhe kryesore të psikologëve ka qenë trajtimi i individëve me probleme psikologjike.Përpjekja e parë serioze shkencore për trajtimin e psikopatologjisë ishte psikoanaliza.Sotë psikologët pëdorin një larmi trajtimesh psikoterapike përfshirë këtu edhe terapitë e kthjellimit psikik,ato bihejvioriste dhe terapitë në grup.Në programet e trajtimit disa herë përfshihet edhe përdorimi i medikamenteve.
Terapia bihevjoriste,domethënë aplikimi i shpërblimit dhe i ndëshkimit për të modifikuar sjelljen,u përhap shumë në vitet 1960.Teodoro Ayllon dhe Natho Azrin në Spitalin Shtetëror Anna,në Anna,Illionis njërin nga studimet e mirënjohura e të hershme të terapisë bihevjoriste.Ayllon dhe Azrin e përshkruan këtë studim në librin e tyre të vitit 1968 ”The Token Economy” (Sistemi i xhetonëve).
Dy psikologët punonin në një sallë të një spitali psikiatrik me 44 paciente femra.Gratë kishin mesatarisht 16 vjet që rrinin aty (nga 1 në 37 vjet) dhe shumica e tyre ishin diagnostikuar si paciente psikotike (kryesisht skizofrenë).Në fillim të studimit grave u mungonte predispozicioni për të bashkëpunuar dhe ishte e vështirë të merreshe me to.Gratë nuk visheshin dot,nuk pastroheshin dot,nuk kishin shprehi të ngrëni për të qenë dhe nuk mbanin në rregull dhomat ku rrinin.Punonjësit e spitalit ishin në pozitë të vështirë dhe nuk dinin sesi të vepronin me pacientet përveç përsorimit të medikamenteve.
Ayllon dhe Azrin zbatuan një program xhetonësh në të cilin sende të vogla plastike jepeshin si shpërblim kur subjektet (fëmijë,nxënës,individë me vonesa mendore e me çrregullime psikologjike,të punësuar e shumë të tjerë) kryenin sjellje të pëlqyeshme si: rregullonin krevatin,krehnin flokë,lanin dhëmbët,hanin siç duhej.Xhetonët nuk jepeshin nëse individët nuk kryenin sjellje të dëshiruara.Një qëllim tjetër ishte pakësimi i sjelljeve të padëshirueshme,si p.sh.,të qënurit i tërhequr,mosbashkpunimi dhe veprimet e panatyrshme.Këto sende janë efikase sepse lejojnë një shpërblim të menjëhershëm të sjelljes që pëlqehet,nuk priren drejtë kënaqësisë së plotë,janë të manovrueshme (subjektet dhe eksperimentuesi mund t’i përdorin me lehtësi) dhe janë të qëndrueshme (Allyon&Azrin,1986).
Pacientët mblidhnin xhetonët plastikë dhe lejoheshin ”të blinin” me to privilegje të caktuara.P.sh., për 10 xhetonë ata ishin të lejuar të bënin një shëtitje në kopshtet e spitalit,për një xheton ata mund të dëgjonin radion ose të shikonin një film,dhe për 100 xhetonë mund të bënin një udhtim nëpër qytet.Për sasi të caktuara xhetonësh pacientët mund të zgjidhnin artikuj të tillë si sheqerka,cigare,pastë dhëmbësh,buzëkuq, dorashka ose gazeta.
Në pjesën e parë të këti studimi ata regjistruan numrin e orëve gjatë të cilave pacientët ishin të zënë me sjelljet që ofronin përfitime.Kur shpërblimet u kushtëzuan me sjelljet e dëshirueshme,numri i përgjithshëm i orëve të angazhimit ishte 47 dhe ky numër orësh u ruajt për 15 ditë.Gjatë 15-ditëshit të dytë nuk u dha ndonjë shpërblim dhe numri i orëve të angazhimit në sjelljet e kërkuara ra shpejt dhe dukshëm në 10 orë në ditë.Gjatë 15 ditëshit të fundit u rivendos shpërblimi dhe pacientët iu rikthyen 45 orëve të angazhimit në sjelljet e kërkuara.
Rezultatet e këtij studimi ishin të qarta.Kur pacientët shpërbleheshin me sistemin e xhetonëve,sjelljet e dëshirueshme shtoheshin dukshëm,ndërsa sjelljet e padëshirueshme pakësoheshin shumë.Nga ana tjetër,kur shpërblimet për sjlelljen e dëshiruar nuk jepeshin dhe kur ato merreshin për sjelljen e padëshiruar,sjelljet e padëshirueshme rriteshin jashtëzakonisht shumë.
Ayllon dhe Azrin dëshmuan efikasitetin e terapisë bihevjoriste duke modifikuar me sukses madje edhe sjelljen e pacientëve me shqetësime të rënda mendore.Aspekti më me rëndësi i studimit me sistemin e xhetonëve nuk është se skizofrenët mund t’i ndryshojnë sjelljet e veta (megjithëse edhe kjo në vetvete ka rëndësinë e saj),por për më tepër sjellja e subjekteve mund të vihet shpejt nën kontrollin e një plani përforcimi me anë shpërblimesh.Kjo teknikë me vlera e modifikimit të sjelljes,është përdorur që atëhere në lloj-lloj njerëzish,që nga ata me vonesa e çrregullime mendore e deri tek më të shëndetshmit,tek individët normalë në shkolla,në shtëpi dhe në punë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.