lördag 3 oktober 2015

Qeni...


















Pronari i një shitoreje mbante mbi derë mbishkrimin në të cilin shkruante "këlyshet në shitje".Ky mbishkrim filloi t'i tërheq fëmijët,dhe kështu një djalosh i vogël u ndal para kësaj shenje dhe e pyeti pronarin:"Sa para keni ndërmend t'i shitni ata këlyshë?"
Pronari i shitores iu përgjigj: "Prej tridhjetë deri në pesdhjetë dollarë".
Djaloshi futi dorën në xhep dhe nxorri ca para të imëta:"Kam dy dollarë tridhjetë e shtatë centë ",tha."A do t'më lejonit të hyj dhe t'i... shikoj?"
Pronari i shitores buzëqeshi dhe pastaj fishkëlloi,dhe prej shtëpizës së vogël doli qenushja Lejdi,dhe pas saj pesë toptha të butë lëkure.Djaloshi menjëherë vërejti se njeri prej këlyshëve tërhiqej paksa zvarë dhe se mbeti larg të vetëve.Epyeti pronarin:
"Cka nuk është në rregull me kët qen të vogël ?"
Pronari i shpejegoi se e kishte shikuar veterinari dhe kishte konstatuar se e kishte kërdhokullën e nxjerrur,dhe se përgjithmonë do të calojë.Djaloshi u shqetësua."Ddua ta blej pikërisht kët këlysh":
Pronari i shitores i tha:"Jo,ti nuk dëshiron ta blesh kët këlysh.Nëse vërtet e dëshiron,do të ta falë".Djaloshi u shqetësua edhe më tepër.Eeshikoi pronarin drejt në sy dhe,duke kërcënuar me gisht,tha :"Nuk dua të ma falni.Ai këlysh vlen njejtë sa edhe të tjerët,për cka do t'ju jap 2,37 centë,ndërsa nga 0.50 centë do t'ju paguaj për cdo muaj deri sa ta shpaguaj".
Pronari i shitores mundohej ta bindte:"Ti vërtet nuk ke dëshirë ta blesh kët këlysh.Ai kurrë s'do të mund të vrapojë,të kërcejë dhe të luajë me ty sikur qentë tjerë":
Aatëherë djaloshi u ul,përvoli këmbëzën e pantollonave që t'ia tregonte atij këmbën e përdredhur në një protezë të madhe të metaltë.E shikoi pronarin e shitores dhe butësisht iu përgjigj:
"Shihni.As unë s'mund të vrapojë mirë,dhe atij këlyshi i nevojitet dikush i cili do ta kuptojë !"

Den Klark

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.