lördag 3 oktober 2015

Fëmijët hiperaktivë.



Cilat jan shkaqet dhe si ti njohim ato.
Dhuna e organizuar,shkatrrimet sjellin pasojja fatale për të gjithë grupmoshat e popullsisë e vecanrisht për fëmijët.Kjo sepse dihet që fëmijët janë qënie më të pafuqishme si fizikisht,ashtu edhe emocionalisht.Megjithkëto atyre u duhet të përballojnë realitetin,të përshtaten me kushtet e krijuara,me mënyrën e re të jetesës.Ata duhet të gjejnë forca për të përballuar traumën në të cilën ndodhet familja e tyre dhe a...ta vetë.Për fëmijët agresivë dhe hiperaktivë sigurisht që këto pasoja janë më të rënda.
Ata kërkojnë më shumë kohë për tu përshtatur ndaj ndryshimeve,reagojnë me rritje agresivitetit.Mundet që një fëmijë të jetë edhe agresivë edhe hiperaktiv.
Një fëmijë hiperaktiv dallohet se bën lëvizje të shumta,ka një vëmendje të pamjaftueshme,është i papërqëndruar,impulsiv.Një fëmijë agresiv dallohet se përpiqet të jetë dominant mbi të tjerët,është imponues.Këtu nuk duhen futur ata fëmijë që e kanë në natyrë sigurinë,autoritetin ndryshe nga fëmijë agresivë.
Cilat janë shkaqet e agresivitetit dhe hiperaktivitetit? Deri tani si shkak i mundshëm i hiperaktivitetit është menduar të jetë:mosfunksionimi normal i trurit,që mund të ketë ardhur si pasojë e lindjes,apo të jetë shkaktuar gjatë lindjes.Ky lloj dëmtimi nuk paraqet ndonjë rrezik të madh dhe zakonisht nuk ka shenja neurologjike.Tek këta fëmijë aftësitë njohëse dhe motore nuk janë në nivele të knaqshme.Ata nuk janë në gjendje të mbledhin informacionin që u duhet për të marrë vendime.Këta fëmijë nuk konsiderohen si fëmijë me vonesë mendore.Duke u ofruar ndihmë dhe mbështetje në një të ardhme,këta fëmijë mund të jenë të suksesshëm.Prinderit e tyre shpesh ndihen të lodhur dhe të pashpresë.Fëmijët hiperaktiv janë tepër të ndjeshëm ndaj keqtrajtimeve fizike,pasi ky keqtrajtim rrit dozën e hiperaktivitetit.Të gjitha këto rregulla e këshilla kanë të njejtën rëndësi si për prindërit,ashtu edhe për kujdestarët,mësuesit,të rriturit e tjerë që janë në kontakt me fëmijët.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.