lördag 3 oktober 2015

Sokrati








Sokrati: .Në akuzën time Melet e ka shkruar me cinizëm se mua po më paraqitet diçka e hyjnishme dhe djallëzore. Ky është njëfarë zëri që po më përcjellë që nga rinia e hershme; dhe kur lajmërohet, gjithmonë më paralajmëron të mos bëj atë që planifikoj ta bëj, por kurrë nuk më detyron. Kjo është ajo që më ndalon të mos merrem me punët shtetërore. Dhe po më duket se ky është fat i vërtetë që po më parandalon. Kjo, më besoni, qytetar të athinës, po t’iu kisha qasur heret punëve ...shtetërore, unë moti do isha vrar, kështu as ju e as vetja ime nuk do të kishte pasur dobi nga unë. Dhe në mua mos u zemëroni që po ua flas të vërtetën; sepse nuk ka njeri i cili do ta kishte shpëtuar jetën e vet nëse iu kishte kundërvu haptazi dhe dinjiteteshëm juve apo kujdo qoftë nga tubimi popullor, dhe të përpiqet t’i ndalojë shumë padrejtësi dhe thyrje ligji që po ngjajnë në shtet, përkundrazi ai i cili me të vërtetë lufton për drejtësi, ai duhet, qoftë edhe nëse dëshiron shumë shkurtë të jetë i gjallë, të kufizohet vetën në punën e tij private, e pjesëmarrjes në jetën publike duhet t’i shmanget..










.............................................................................................................................................






Sokrati i flet Aristotelit: .“Nëse do ta konsideroni, deri sa të jetoni me njerëz, se ma mirë është të mos qeverisni, e as të jeni nën qeverisjen e dikujtë, mendoj se së shpejti do ta shihni se i forti di sesi të dobëtit t’i shndërrojë në robër..”




.........................................................................................................................
* Në çastin kur Sokrati ishte duke pirë kupën e helmit Apollodori i afroi mantelin e tij për ta mbuluar mirë.
- O? Manteli im më ka mjaftuar për të jetuar dhe do të më mjaftojë edhe kur të kem vdekur - i tha Sokrati.


..........................................................................................................................


* Nxënësit e Sokratit u zemëruan shumë me dikë që nuk iu përgjigj përshëndetjes së filozofit.
- Mos u shqetësoni, kur shikoni se mësuesi juaj është më i edukuar se një tjetër, - u tha Sokrati.


..................................................................................................................................




* Sokrati i tha miqve të tij:
- Unë në jetën time kam pasur tri të këqija të mëdha për të luftuar:
gramatikën, varfërinë dhe gruan. Duke studiuar të parën e hoqa qafe, fati më shpëtoi nga e dyta, kurse nga e treta, mjerisht, ende nuk kam shpëtuar.


.............................................................................................................................







Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.