lördag 3 oktober 2015

Teoritë e dashurisë


 Në disa raste njohja dhe dëshprimi intim i dikujt mund të zhvillohet në një marrëdhënie më intesive dhe më pasionante,e cila zakonisht është përkufizuar si emocion i dashurisë.Gjatë dy dekadave të fundit psikologët socialë na kanë ndihmuar ta kuptojmë më mirë dashurinë.Këto zbulime dhe teori mund të na ndihmojnë të kuptojmë ndjenjat dhe sjelljet tona kur mendojmë se kemi rënë në dashuri.
Teoria sociale e dashurisë,e Fromm.Eric Fromm(1956)besonte se njerëzit janë produkte të mjediseve të tyre sociale.Ai kishte mendimin se ne jemi të vetmuar deri në momentin kur mund të lidhemi e të bëjmë shoqëri me njerëz të tjerë.Për më tepër,nga të gjitha marrëdhëniet e mundshme të lidhjes me të tjerët,marrëdhënia më e plotë është ai i bashkim reciprok që ne e quajmë dashuri.
Fromm e përkfizoi dashurinë si një shqetësim aktiv për jetën dhe rritjen e personit tjetër.Ai përshkroi katër karakteristikat e dashurisë:njohuritë,kujdesin,përgjegjësinë dhe respektin.Dashuria lind kur ne e kuptojmë tjetrin,kur shqetësohemi për të ,kur e pranojmë përgjegjësinë për ta ndihmuar atë me çdo mënyrë që të mundim.Ne duhet t`i respektojmë të tjerët dhe ti vlersojmë cilësit e tyre të papërsëritshme.Sipas Fromm ne mund ta pranojmë dashurinë vetëm nëse japim në mënyrë joegoiste.
Shkallët e dëshirimit dhe të dashurimit të Rubin.Është interesante të dihet se Rubin zbuloi se gratë i pëlqenin më shumë partnerët e tyre nga ç`pëlqeheshin prej tyre.Kjo u zbulua kur me çifte kolegji që kishin marrëdhënie seksuale u përdor shkalla e pëlqimit.Pastaj Rubin studioi dashurinë po me çifte kolegji.Ai zbuloi se në shkallen e tij të dashurisë ekzistonin tri komponente kryesore të emocionit të dashurisë.Sipas Rubin dashuria nënkupton kujdesin,lidhjen dhe intimitetin.Në këtë rast,burrat dhe gratë zunë pikë të barabarta dhe kjo tregon s në çiftet që kryejnë marrdhënie seksuale,dashuria është reciproke.Rubin doli gjithashtu në përfundim se kontakti me sy ishte njëri nga shenjat më të sigurta të dashurisë.Në një studim Rubin zbuloi se çiftet që kishin kontakt të madh me sy kishin më shumë mundësi të mbeteshin bashkë sesa ata që këtë kontakt e kishin më të vogël.Nëse u hidhni një sy njerëzve që thonë se dashurohen,ju ndoshta do të zbuloni se ata shpenzojnë shumë kohë duke vështruar njëri-tjetrin.
Qëndrimet e Knox kundrejt matjes së dashurisë.Një trrajtim tjetër studimor është matja e qëndrimeve që mbajnë njerëzit e grupmoshave të ndryshme ndaj dashurisë.Knox(1970)bëri dallimin midis dashurisë romantike dhe realiste ;dashuria romantike është e fsheftë,e përrjetshme dhe ndodh vetëm njëherë në jetën e njeriut.Karakteristikat e dashurisë romantike janë:është poetike,eksituese dhe urgjente,ndërsa dashuria realiste është praktike,e qetë dhe e qëndrueshme.Një njeri me qëndrim praktik ndaj dashurisë i mendon mirë rastet që ka,përpara se të vendosë.Dashuria romantike dhe realiste mund të kunsiderohen si skajet e kundërta të një kontinuumi.Dashuritë njerëzore bien diku midis këtyre dy ekstremeve.Knox e përdori shkallën e vet me maturantë,me njerëz me më pak se 5vjet martesë,dhe me njerëz me mbi 20 vjet martesë.Maturantët shfaqën një orientim romantik ndaj dasurisë,ndërsa grupi i njerëzve 5 vjet martesë shfaqi një orientim më realist ndaj dashurisë.Këtë Knox e shpjegoi me faktin se në vitet e para të martesës çiftet janë të detyruar të merren me problemet e jetës së përditshme si pagesa e faturave dhe punësimi.Një zbulim shumë interesant ishte se njerëzit me mbi 20 vjet martesë shfaqën orientim romantik ndaj dashurisë.Presupozohet se këta njerëz i kanë kpërcyer pengesat me sukses dhe tani kanë mundësi të jenë edhe një herë romantikë.Knox hodhi idenë se qëndrimet tona ndaj dashurisë ndryshojnë ndërkohë që ne kalojmë nga një stad i jetës në tjetrin.Ne duhet të kemi parasysh se studimi i Knox nuk u krye me të njejtët njerëz në stade të ndryshme të jetës së tyre.Kjo është arsyeja që ideja e tij nuk mund të quhet një prirje zhvillimore e njeriut.
Dashuria pasionante dhe dashuria bashkëshortore.Walster dhe Walster (1978) bënë dallimin midis dashurisë pasionante dhe asaj bashkëshortore.Dashuria pasionante ose dashuria romantike është një përjetim i thellë emocional që përfshinë dëshirën seksuale,lumturimin,shqetësimin,harenë dhe delikatesën.Eksitimi fiziologjik është i lartë dhe ndjenjat e ndryshme emocionale shkaktojnë shpesh hutim.Walster dhe Walster shprehen mendimin se dashuria pasionante rrallë zgjat më shumë se 6-30 muaj,por ajo mund të çojë drejt një dashurie të qëndrueshme dhe të përmbajtur.
Dashuria bashkëshortore siç quhet ndryshe,dashuria e përmbajtur,karakterizohet nga një lidhje e thellë,besnikëri,respekt,përzemërsi,barazi e afërsi.Kjo dashuri nuk është aq e thellë sa dashuria pasionante,por zgjat më shumë se ajo.Dashuria bashkëshortore është një angazhim afatëgjatë në marrëdhënie.Rubenstein (1983)bëri të ditur se tri përbërësit kryesorë të saj ishin miqësia,përkushtimi dhe përshtatja intelektuale.Dashurinë pasionante Knox(1970) e quante dashuri romantike,ndërsa dashurinë bashkëshortore e quante dashuri realiste.
Rënia në dashuri.Si biem ne në dashuri?Le tu referohemi disa prej zbulimeve që kemi përmendur dhe të përshkruajmë procesin.Siç është përmendur tashmë,afërsia dhe ngjajshmëria janë me rëndësi për të dëshiruar dikë.Por eksitimi i dashurisë romantike bazohet më shumë në pëlqimin fizik.Karen Dion (1980) bëri të ditur se kur u jepet rasti,njerëzit parapëlqejnë më tepër ata që janë të pashëm fizikisht.Megjithatë sipas Ellen Berscheid (1983),procesin e marrëdhënieve midis të dashuruarve e shpjegon më së miri teoria e përshtatjes.Sipas kësaj teorie,në fund të fundit njeriu pritet të zgjedhë një partner po aq të bukur sa ç`është vetë.Berscheid dhe Walster (1978) hodhën idenë se,që një njeri të bjerë në dashuri,ai duhet të plotësojë tri kushte.Kushti i parë,është se duhet të mësojmë nga kultura e shoqërisë ku jetojmë,se ç`është dashuria.Ne ndikohemi vazhdimisht nga filmat,librat,këngët dhe rrëfimet për të dashuruarit.Kështu mësojmë se çfarë do të ndodhë me ne kur të jemi në prag të këtij emocioni të madh.Kushti i dytë është se ne nuk mund të biem në dashuri pa patur një stimul të përshtatshëm.Partneri i ynë i ardhshëm dashuror duhet të plotësojë të gjitha kërkesat që tashmë janë përmendur (afërsinë,ngjajshmërinë dhe të jetë i pashëm).Dhe kushti i tretë është se duhet të përjetojmë një eksitim fiziologjik të cilit të mund ti vëmë emrin dashuri.Siç kanë bërë të ditur Schachter dhe Singer,emocionit i vihet emri në përshtatje me rrethanat e mjedisit.Kështu,në qoftë se ju jeni bashkë me dikë nga seksi tjeter,i cili / e cila është tërheqës /tërheqëse dhe i/e predispozuar dhe,në qoftë se zemra fillon papritur t`ju rrahë me shpejtësi,ju mund që shumë mirë ta quani këtë gjë dashuri.
Një studim i Dutton dhe Aron (1974) analizoi ndikimin e ankthit dhe të eksitimit mbi joshjen seksuale.Një grua e re shumë tërheqëse intervistoi të rinj në kohën që ata po kalonin një urë.Disa nga subjektet u intervistuan mbi një urë të varur që lëkundej dhe e cila ngrihej rreth 70 m mbi një lumë të rrëmbyer.Subjektet e tjera u intervistuan mbi një urë të gjërë dhe të palevizëshme,e cila ishte e ulët gati fare pranë tokës.Kur intervistimi përfundoi,intervistuesja tha se ajo do të ishte e kënaqur që rezulltatin e kësaj detyre kursi ta shpjegonte me hollësi kur të kishte më tepër kohë.Ajo u dha subjekteve numrin e vet të telefonit në mënyrë që të mund ti telefononin asaj po të dëshironin.Nga subjektet meshkuj me eksitim të lartë(që u intervistuan në urën e lartë) intervistueses i telefonuan katër herë më shumë sesa nga meshkujt me eksitim të ulët,që intervistuan në urën e ulët).Psikologët dolën në përfundim se subjektet e urës së lartë e interpretuan ankthin dhe eksitimin e shkaktuar nga ura që lëkundej,si joshje ndaj gruas së bukur.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.