onsdag 7 oktober 2015

Mënyra më e sigurt për shkatërrimin e fatit bashkëshortor


Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më  shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës si kafshimi i kobrës….

Do t'ju dëshmojë se si e kundërshtimi dhe llomotitja e bashkëshortit mund ta shuajnë dashurinë me të afshtë do t'i marrë disa shembuj nga historia ,shembujt e Napoleonit III,Tolstoit dhe Abraham Linkolnit.
Napoleoni III u martua,nga dashuria me aristokraten e bukur dhe të re spanjolle,me Evgjeninë.Në fillim dashuria lulëzonte,dhe dukej se asgjë nuk do të turbullojë fatin bashkëshortor të bashkshortëve të dashuruar.Evgjenia i kishte të gjitha ato që gruaja mund t'i dëshirojë:bukurinë,pasurinë dhe famën.
Edhe pse perandori e adhuronte,ajo megjithatë vuante nga një dobësi e dëmshme:ishte jashtëzakonisht xheloze.
Përherë e spiunonte,dyshonte dhe e mundonte me xhelozi.Shpesh ndërhynte në dhomën e tij të punës,e ndërprente në takimet e rëndësishme
Shtetërore,vetëm,për shkak të dëshirës që ta nëncmojë dhe ta turpëroj para të tjerëve.Ja se si ia doli që me sjellje të tillë ta shkatërrojë dikur dashurinë e madhe,thotë E.A Rajnharti në librin e tij Napoleoni dhe Evgjenia:Tragjikomedia e një mbretërie.
"Napoleonit në fund nuk i mbeti asgjë tjetër",rrëfen Rajnharti,"përvec se të filloj,që natën të ikë fshehurazi nga pallati.Me kapelën cilindrike
Të futur thellë në ballë,në shoqërim të njërit nga përcjellësit e tij besnik,shkonte me të vërtet të kërkonte ngushllim në krahrorin e ndonjëres
nga bukuroshet apo në shëtitjet e sorollatura nëpër rrugë,në qytetin e fjetur…"

Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më  shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës si kafshimi i kobrës.

Këtë në fund të jetës e kuptoi edhe gruaja e Tolstoit.Por për fat të keq ishte shumë vonë.Para vdekjes ajo ia pranoi këtë vajzave të saja:
"Unë jam fajtore e vetme për vdekjen e hershme të babait tuaj." Vajzat e përlotura heshtin,duke ditur se nëna e tyre e fliste të vërtetën.
E dinin se me kundërshtime të pandërprera,me llomotitje dhe me ankesa,me të vërtetë e kishte dërguar në varrë.
Por megjithëkëte,në vitet e para të jetës Tolstoi dhe gruaja e tij kanë qenë jashtëzakonisht të lumtur.Të rrethuar me famë dhe pasuri,
Knaqeshin në dashuri dhe me fëmijët.Ndonjëherë dukej,madje se fati me të cilin ishin rrethuar ishte për së shumti i madh që të mund të zgjaste.

Dhe vërtet ! Tolstoi në moshën e pesëdhjetë,menjëherë filloi të ndryshojë.Ai hjek dorë nga titulli i kontit dhe fillon të jetoj me jetën e murgut.
Duke predikuar barazinë dhe vllazërinë mes njerëzve.Në pronën e tij në Jasno Poljana përpunonte tokën dhe prodhonte mjete themelore për jetë,duke besuar se pasuria dhe privatizimi janë mëkate.
Nga ai cast filluan problemet bashkëshortore te Tolstojët.E mësuar në shkëlqësi,famë dhe salltanate,gruaja  Tolstoit,Sofia,nuk mund të pajtohej me mënyrën e re të jetesës.Cdo ditë "i shfaqte atij skena",i kërcnohej me vetëvrasje,e mundonte me kundërshtime.U rradhitën vitet e tëra të ferrit
Bashkëshortor të ndërprera vetëm përkohësisht,me kujtime patetike në fatin e humbur.

Më në fund,në moshën tetëdhjetë e dy vjecare,i lodhur nga kundërshtimet e përhershme të gruas.Tolstoi ikë nga shtëpia,duke kërkuar shpëtim në natën me dëborë të tetorit të vitit 1910 - në të vërtet duke mos ditur se ku të shkonte.

 Njëmbëdhjetë ditë më vonë Tolstoi vdes nga ndezja e mushkërive në një    stacion hekurudhor.Ndër fjalët e fundit që i  tha,ishin edhe këto:
               "Mos ma sjellni gruan para syve."

             Ishte ky denim i rëndë për kundërshtimet shumëvjecare,mundimet dhe histerinë.E vërteta,duhet që edhe gruan e tij ta      kuptojmë,por  vetëm aq se cka ka  arritur me sjellje të tilla ? A i ka ndihmuar vetes dhe shoqit të saj,apo,e ka shkatërruar martesën?
              "Mendoj se vëretet nuk kam ditur se cfarë të bëjë",pranoi ajo para fundit të jetës së saj.Por atëherë ishte shumë vonë.
              

Bashkëshortësia e pafat ,shënoi tragjedinë edhe jetës së Linkolnit.Jo atentati,por pikërisht jeta e pafat martesore.
Ngase në castin kur goditi plumbi vdekjeprurrës,Linkolni nuk ishte më i vetëdijshëm për ndodhitë rreth vetes,gjersa plotë njëzetvjet duronte me qëndrueshmëri mundimet,që me kundërshtime thumbonjëse e godiste gruaja e tij Meri.Nuk egzistonte asgjë,për cka nuk ia kishte zënë për të madhe ajo.Përherë e kishte akuzuar se mbahet i kërrosur,se ecë si i pashkathtë,se shumë i ngritë shputat,se i ka veshët e mëdhenjë,duart dhe kembët shumë të mëdhaja,kokën shumë të vogël dhe hundën e parregullt.

Linkolni dhe gruaja e tij gati në gjithcka ishin thelbësisht  të kundërt.Dalloheshin për nga arsimimi,temperamenti,shija dhe vështrimi që kishin për botën.Për këtë nuk kanë mundur që të pajtohen në asgjë të përbashkët.
"Zëri i lartë e i grifsht i zonjës Linkoln shpesh ndëgjohej në rrugë",shkruan një bashkohas i Linkolnit,"ndërsa shfryerjet e pandërprera të tërbimit të saj,u bënë shfaqje të pazakonshme për tërë fqinjësinë.Shpesh,nukkënaqej vetëm me britmë,por shërbehej edhe me metoda tjera të grindjeve."

Në kohën e parë,pasë martesës,Linkolnët kanë jetuar në dhomën e huazuar dhe së bashku me banuesit tjerë ushqeheshin në tryezëne vogël në kuzhinën e pronares,zonjes Erli.Një herë,gjatë kafjallit,gruaja e Linkonit aq ishte hidhëruar,për shkak të një cikërrimi,sa që burrit në fytyrë ia kishte zbrazur filxhanin me kafe.Dhe këtë e kishte bërë para të gjithë banuesve! Linkolni kishte mbetur të qëndrojë pa fjalë.Kafeja i derdhej nëpër flokë,fytyrë dhe rrobe,gjersa më në ¨fund nuk vrapoi zonja Erli dhe e pastroi.

Përpos kësaj,Meri Linkoln ishte e tmerrshëm xheloze,prandaj burrit në prani të tjerëve i shfaqte skena të pabesueshme.E vetmja gjë,me të cilën deri diku mund të arsyetojmë sjelljen e tillë të saj,ishte fakti se,ndoshta kurrë nuk kishte qenë plotësisht e shëndoshë,ngase për fat të keq,në peqëri ajo u cmend.

Por a e ndryshuan Linkolnin kundërshtimet,britmat dhe të shfryerit e tërbimit? Në njëfarë mënyre,po.I ndërruan ndjenjat e tija ndaj gruas dhe e shtynë atë që ti shmanget asaj.Në¨Springfild,ku atëherë punonte si avokat,ndodheshin edhe njëmbëdhjetë avokat të tjerë.Pasi që në një vend aq të vogël nuk kishte punë për të gjithë Linkolni dhe shokët e tij shpesh duke kalëruar shkonin edhe në vendet dhe rrethin fqinjë,ku ishte e nevojshme ndihma e tyre.Dhe gjersa të shtunën të gjithë,gjithnjë ktheheshin në shtëpi,Linkolni përherë mungonte,madje edhe nga disa muaj.Më me ëndje rrinte të qëndronte nëpër bujtinat e ndotura se në shtëpin e vet,ku e priste kundërshtimi i përhershën i gruas dhe shfrenimi i cmendur i tërbimit të saj.

Besi Hamburgeri,e cila kishte përvojë shumëvjecare si avokate në gjyqin e Njujorkut për procesin e shkurorzimit,thotë se kundërshtimet dhe thumbimet janë njëra nga shkaqet e shpeshta të shkurorzimit.Për këtë,nëse dëshironi ta rruani fatin martesor,rregulli i parë thotë:
Mos kundërshtoni.
           



Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.