lördag 3 oktober 2015

Ç’ËSHTË TERAPIA ?



Ngjarja hyrëse e këti kapitulli hedh dritë në aplikimin e terapisë bihevjoriste në një spital psikiatrik.Me njerëzit me çrregullime mendore janë përdorur forma të shumta terapie,ndërkaq shumica e këtyre teknikave janë përdorur për të trajtuar probleme të zakonshme që prekin shumë njerëz të shëndetshëm.Qëllimi i parë i studimeve për shkaqet dhe natyrën e turbullimeve emocionale është përpunimi i metodave efikase per të ndihmuar njerëzit me probleme të ndryshme.Mënyrat më të mira të trajtimit kanë rrjedhur nga studimet e eksperimentuesve mjekësore,nga përvoja klinike e psikoterapistëve,dhe nga zhvillimi i teorive psikologjike.
Ky kapitull përshkruan shumicën e masave që janë marrë për të trajtuar psikotikët,për të rritur aftësinë e tyre për t’u marrë me sukses me situatat stresante të jetës.Këto teknika u mundësojnë njerëzve me një larmi problemesh psikologjike të lehta dhe të rënda që të kontrollojnë më mirë ndjenjat,mendimet dhe veprimet e tyre dhe kështu të pakësojnë numrin e rasteve dhe format e rënda të sjelljes anormale. Njerëzit i duan terapitë për arsye të shumta që fillojnë nga nevoja për të njohur më mirë vetveten e që shkojnë deri te mënjanimi i dhimbjeve shpirtërore që nuk të lënë ta përballosh problemin.Njerëz të tjerë i nënshtrohen trajtimit nën presionin e të afërmve ose të gjyqit.
Ekzistojnë shumë lloje profesionistësh që merren me njerëzit që kanë probleme psikologike.P.sh., klerikët merren shpesh me seanca këshillimi për të ndihmuar njerëzit me probleme martesore ose ata që kanë vështirësi emocionale.Mjekët familjarë mund të vënë re ndonjë problem të mundshëm dhe e adresojnë pacientin tek një ekspert.Ekzistojnë tri grupe profesionistësh që bëjnë terapi për çrregulime psikologjike.Psikiatrët janë mjekë të specializuar për çrregullimet mendore.Duke pasur gradën M.D.(Master Degree,është gradë shkencore që fitohet në perëndim zakonisht me përfundimin e studimeve unuversitare) një psikiatër lejohet të rekomandojnë medikamente ose trajtime të tjera mjekësore për pacientët e vet.
Psikologët klinikë dhe psikologët këshillues kanë gradën Ph.D në psikologji (Phylosophy Doctor,gradë shkencore që fitohet në Perëndim duke mbrojtur një tezë),si rregull duhet të kenë punuar në spital psikiatrik dhe të kenë eksperincë në këshillim ose psikoterapi.Punonjësit socialë psikiatrikë kanë arsim universitar për punë sociale dhe këshillim individësh dhe familjesh.
Ekzistojnë dy forma të mëdha terapie për çrregullimet mendore-psikoterapie dhe terapia biologjike (ose biomjeksore),të cilat ne do t’i trajtojmë në këtë kapitull.
Psikoterapia është trajtimi i problemeve sjellore dhe emocionale duke përdorur teknikat psikologjike.Psikoterapia përfshin një larmi drejtimesh si :terapia e kthjellimit psikik,ajo bihevjoriste dhe terapitë në grup.Terapitë e kthjellimit psikik bazohen kryesisht në idenë se sjellja është anormale ngaqë njerëzit nuk e kuptojnë mirë motivacionin që e shkakton atë.Kështu,terapitë e kthjellimit psikik përpiqen t’i ndihmojë njerëzit të qartësohen,të ndërgjegjësohen për sjelljet,mendimet dhe ndjenjat.
Terapitë bihevjoriste janë më të prokupura me modifikimin e sjellljes normale sesa me kthjellimit psikik për motivacionin.Ata supozojnë se kur sjellja arrin të ndryshohet,ndryshon edhe motivacioni i saj.Terapitë në grup përpiqen të ndihmojë njerëzit me probleme duke lënë ata të bashkëveprojnë në grup;përmes bashkëveprimit ato mund të kthjellohen pe¨r motivacionet e veta dhe njëkohësisht të ndryshojnë sjelljet.
Koncepti psikoterapi është një koncept i gjërë që përfshin shumë drejtime të ndryshme.Carson dhe kolegët e vet (1988) përshkruan disa nga objektivat e psikoterapisë.Sipas tyre psikoterapia përdoret për të pakësuar ose eleminuar sjelljet joadaptive ose anormale.Ajo është e dobishme për të njohur më mirë vetveten dhe për të përmirësuar aftësitë për marrëdhënie ndërpersonale.Psikoterapia mund ta ndihmojnë një individ për të kapërcyer një krizë të menjëhershme,ashtu siç mund t’ia zbus fatkeqësinë e gjatë personale.Psikoterapia mund të ndihmojë të modifikohen ato kushte të mjedisit,të cilat kontrbuojnë në fatkeqësinë e individit.Ajo mund të ndihmojë gjithashtu që individi të modifikojë perceptimet e gabuara dhe kognicionet e pasakta për botën rrethuese.Ndërsa një psikoterapi e veçantë ka objektiva specifike,shuhmë nga objektivat e mësipërme përputhen.Është e rëndësishme që të kihet parasysh se ky kapitull mbulon vetëm disa nga format e shumta të psikoterapisë që praktikohen sot. Në njëfarë kuptimi,çdo psikoterapist përdor një mënyrë të vetëm,eklektikë psikoterapie.Kjo kombinon disa tipe të terapisë pë të cilat se i përshtaten pacientit.
Terapia biologjike ka të bëjë me trajtimin e problemeve të sjelljes përmes teknikave biologjike (Carson dhe kolegët,1988).Terapia biologjike (ose terapia biomjekësore) përfshin terapitë me medikamente,psikokirurgjinë,dhe terapitë elektrokonvulsive. Ideja themelore e terapisë biologjike është se çrregullimi fiziologjik shkakton një çrregullim psikologjik dhe sjellja do të ndryshojë duke e trajtuar personin biologjikisht.Terapia biologjike zakonisht përdoret nga një psikiatër me qenë se ai ka arsim pe¨rkatës mjekësor.Se çfarë terapie e veçantë do të përdoret,kjo varet nga terapisti,pacienti dhe natyra e problemit që do të trajtohet.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.