tisdag 6 oktober 2015

KUR MENÇURIA BËHET MARRËZI


 Chest high portrait of man in his sixties wearing a suit, in front of backdrop that says "World Economic Forum"

Daniel Goleman


Ende është kontestue se për çfarë arsye Dejvid Pologruto-n, profesor fizike, e kishte therrë me thikë kuzhine studenti i tij.

Xhejson H., nxënës shembullor në shkollën e lartë Coral Springs në Florida, kishte vendosur të regjistrohet në fakultetin e medicinës. Dhe atë jo në çfarëdo fakulteti – kishte ëndërruar për Harvard. Mirëpo, profesori i tij nga lënda e fizikës në testim ia kishte dhënë tetëshe. I bindur se tetëshja mund të vë në pyetje qëllimin e tij, Xhejson kishte marrë me vete në shkollë një thikë kuzhine dhe në kacafytje me Pologruton në laboratorin e fizikës e kishte therrur profesorin në pjesën e urëzës, pas të cilës me dhunë e kishte qetësuar.



Gjykatësi Xhejsonin e kishte shpallur të pafajshëm si momentalisht të pamatur gjatë kohës së incidentit, derisa grupa prej katër psikologëve dhe psikiatrave ishin betuar se ai ka qenë në gjendje psikotike gjatë konfliktit. Xhejson kishte pohuar se ai kishte planifikuar të bëj vetëvrasje dhe se për këtë kishte shkuar tek Pologruto për t’ia treguar qëllimin e vet për notën e dobët. Pologruto pohon ndryshe: "Mendoj se ka dashtë të më mbysë me thikë", sepse ka qenë jasht kontrollës shkaku i notës së ultë.


Pas transferimit në shkollë private, Xhejson dy vite më vonë kishte diplomuar si nxënësi më i mirë i gjeneratës. Edhe pse e kishte pas notën mesatare dhjetëshe, gjatë mësimit të rregullët, Xhejson kishte ndjekur kurse plotësuese për ta fituar notën mesatere dhjetë plus. Edhe pse Xhejson kishte diplomuar me nderime të larta, profesori i tij i dikurshëm Dejvid Pologruto kishte thënë se Xhejson kurrë s’kishte shkuar për t’i kërkuar falje apo për të marrë përgjegjësi për sulmin.(1)

Mbetet pyetja si është e mundur që personi me inteligjencë të jashtëzakonshme të bëj diçka aq iracionale, marrëzi deri në ekstrem? Përgjigjja: inteligjenca akademike nuk ka shumë lidhje me jetën emocionale. Edhe më të mençurit e kësaj bote mund të fundosen ne ujrat e cekta të instikteve të shfrenuara dhe të pakontrolluara; njerëzit me IQ shumë të lartë mund të jenë shumë të dobët në udhëheqjen e jetës.

Njëra nga fshehtësitë e njohura në psikologji është mundësia të parashikohet, përkundër mistifikimeve, se kush sakt mund të ketë sukses në jetë në bazë të IQ apo SAT(shkurtesë për Scholastic Aptitude Test që do të thotë testim i prirjes për shkollim)rezultateve, notimeve relativisht jo të sigurta. Por është e vërtetë se në të shumtën e rasteve ekziston lidhshmëria ndërmjet IQ dhe rrethanave jetësore: shumë njerëz me IQ shumë të ulët e tejkalojnë në punë të thjeshta, derisa ata me IQ të lartë dëshirojnë të paguhen mirë, por jo me çdo kusht.


Ekzistojnë devijime të mëdha nga rregulla se me IQ mund të parashihet suksesi është më shumë(apo shumë ma shumë) e veçant sesa shembulli ekzistues i cili e dëshmonë këtë rregull. Në njëzet përqind të rasteve IQ-ja i kontribuon faktorëve të cilët e përcaktojnë suksesin në jetë, derisa tetëdhjetë përqind të rasteve janë qështje ndikimesh tjera. Siç e vërenë një hulumtues: "Pjesa më e madhe e suksesit të njeriut në jetë dhe shoqëri është e caktuar nga ndikimet të cilat nuk janë në lidhshmëri me IQ-un, nisur nga statuti shoqëror deri tek fati i rastësishëm".(2)

Madje njëjtë e pranojnë edhe Riçard Hernstajn(Richard Herrnstein) dhe Robert Marej(Robert Murray) në librin The Bell Curve ku iu është dhënë rëndësia primare IQ-së; ata theksojnë: "Ndoshta është ma me mend që brucoshi me SAT rezultate më të mira të mos marroset me idenë që të bëhet matematicient, më mirë do të ishte që të merret me bisnes vetanak, të bëhet senator i Amerikës apo t’i fitojë një milion dollar, por gjatë kësaj mos t’i anashkalojë ëndrrat e tyre…lidhshmëria midis rezultateve të testit dhe suksesit është e padallueshme në raport me numrin e madhë të prirjeve të cilat njeriu i zhvillon gjatë jetës".(3)

Mua më intereson numri i atyre "prirjeve tjera", dmth. inteligjenca emocionale: aftësia siç është motivimi dhe qëndresa në rast të mossuksesit; mbikëqyrja e instikteve; zotërimi i disponimeve; bashkëpunimi me të tjerët dhe shpresa. Për dallim nga IQ-ja,me histori gati njëqindvjeçare hulumtuese të mijëra njerëzve, inteligjenca emocionale është ide krejtësisht e re. Askush ende me përpikëri nuk mund të thotë se në sa mënyra të ndryshme ajo shfaqet ne jetën e njeriut. Por ajo për të cilën shënimet ekzistuese flasin është fakti se mund të jetë frytdhënëse, nganjëherë shumë më efikase sesa IQ-ja. Ata të cilët dëshmojnë se IQ-ja nuk mund të ndryshohet me përvojë apo edukim, unë në pjesën e pestë të këtij libri do t’i përgjigjem me vërtetësi se aftësitë thelbësore emocionale gjathshtu mund të mësohen dhe të perfeksionohen tek fëmijët – po qe se përpiqemi që këto t’ua mësojmë.



E marur nga libri: Intelegjenca Emocionale
Daniel Goleman

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.