lördag 3 oktober 2015

TERAPIA BIHEVJORISTE



Në terapitë bihevjoriste ”simptomat” përbëjnë çrregullimin në vetvete.Kjo ndryshon shumë psikoanaliza e cila i trajton çrregullimet emocionale si simptoma sëmundjesh rrënjët e të cilave shtrihen tutje në fëmijëri.Në terapitë bihevjoriste,një trubullim i personalitetit konsiderohet si një formë e mësuar e të menduarit,e ndjenjave dhe e të sjellurit e cila mund të modifikohet përmes mësimit.Qëllimi i rimësimit në terapitë bihevjoriste është përshtatja rish...taz me rrethanat e së tashmes.Terapia bihevjoriste e vë theksin tek të mësuarit e sjelljes së re për të zëvendësuar zakonet e vjetra të padëshirueshme.Ajo trajton sjelljen e dukshme duke dhënë ose mos dhënë shpërblime apo duke përdorur ndëshkimin.Kësisoj,procedura terapike është më e ngjashme me stërvitjen,e cila përdor edhe parimet e kushtëzimit klasik edhe tä atij veprues sesa me arritjen graduale të kthjellimit psikik.
Ekziston një numër i madh tipesh të terapisë bihevjoriste të cilat mund të përdoren veç e veç ose të kombinuara,por shumica e tyre kanë karakteristika thelbësore të përbashkëta (O’Leary dhe Wilson,1987).Terapistët bihevjoristë mendojnë se sjellja anormale është sjellje e mësuar dhe se mund të modifikohet duke përdorur parimet e të mësuarit.Kjo terapi synon të modifikojë sjelljen aktuale që kryhet në lloj-lloj mjedisesh dhe jo të përcaktojë se ç’e shkakton atë lloj sjellje.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.