tisdag 6 oktober 2015

LIGJI I TË MENDUARIT

 






Nëse nuk i përcjell edhe 10 ligjet e tjera, duke e përfshirë edhe Ligjin e të Menduarit, vetëm Ligji i Tërheqjes nuk do të funksionojë për ty.



"Ashtu si mendon njeriu, i tillë është," është një proverb i vjetër që është përdorur pjesërisht për titullin e një libri para Sekretit për vetë-ndihmë dhe sukses, që është shkruar në shekullin e 19-të. Tash, çka domethënë kjo për ty? Shumë njerëz nuk e kuptojnë plotësisht këtë ligj kozmik; ose janë të pavetëdijshëm për të, ose e marrin për diçka tjetër.

Ti i ke mendimet e tua të vetëdijshme, dhe pastaj, nën to, si lumë, i ke mendimet tua të rrjedhës së vetëdijes, që janë pjesë e nënvetëdijes. Të menduarit tënd i vetëdijshëm mund të përdoret -- dhe, në fakt, përdoret edhe nëse ti nuk e di këtë -- për ta programuar gjatë kohës atë rrjedhë të vetëdijes. Dhe është ajo rrjedhë e cila, bashkë me 10 Ligjet tjera, e përcakton se si formësohet jeta jote në kuptimin e plotë të fjalës.

Pra, Ligji i të Menduarit nuk domethënë se ti e refuzon realitetin. Ligji i të Menduarit nuk ka të bëjë me gënjimin e vetes apo të tjerëve, dhe absolutisht nuk ka të bëjë me "besimin". Ligjet e natyrës nuk kërkojnë besim - ato punojnë gjithkund, tërë kohën. Ky Ligj Universal është duke punuar pikërisht tash për ty, pa marrë parasysh se a e ke besuar ndonjëherë atë - por, çështja është, a je i vetëdijshëm për të dhe a je i aftë ta përdorësh për ta krijuar jetën që e dëshiron?

Ligji i të Menduarit po ashtu nuk domethënë se duhet të frikësohesh që ndonjëherë ta kesh ndonjë të ashtuquajtur mendim negativ. Ka shumë gjëra negative në jetë: njerëz injorantë, të ligë; sëmundja; tragjedia; humbja e personave të dashur; katastrofat natyrore; dhe tjera. Nëse je pa para, nuk i thua vetes "Jam i pasur", sepse tash je vetëm një gënjeshtar pa para! Nëse je i sëmurë dhe nuk po duket se po të kalon, nuk thua "Jam shëndosh në mënyrë të përsosur", duke vepruar si ata Shkencëtarët e Krishterë që nuk besojnë në mjekë apo në barna.

Por, Ligji i të Menduarit ju thotë se duke i ndryshuar modelet (mostrat, paternat) e të menduarit, atë rrjedhë të të menduarit të nënvetëdijshëm dhe qëndrimin tënd, ti mund ta ndryshosh realitetin tënd ashtu si dëshiron apo si të nevojitet. Nëse je i sëmurë dhe e aplikon këtë Ligj, do të inspirohesh ta gjesh zgjidhjen që vërtet do të të shërojë. Do ta kërkosh dhe do ta gjesh. Nëse i thua vetes, "Zgjedh ta bëj veten të shëndetshëm", shëndeti yt do të rikthehet, dhe do të shërohesh nga gjërat që kurrë nuk ke menduar se mund t’i heqësh qafe. Po ashtu do ta zbulosh se do të bëhesh shumë më i mirë në radhë të parë në mos-sëmurje.



E njëjta gjë vlen edhe për çështje të parave. Nëse je pa para por fillon të mendosh, "Tash po zgjedh t’i vendos edhe 10,000 Euro të tjera në llogarinë time të bankës," nënvetëdija jote do të arrijë në Univers dhe do t'i gjejë mënyrat dhe materialet për ty që ta arrish këtë qëllim financiar. Derisa e praktikon Ligjin, do të jesh i aftë të arrish qëllime gjithnjë e më të mëdha.


Vëreje se nuk e ke refuzuar se je i sëmurë apo pa para. Por po ashtu ke vendosur të mos lejosh që ajo gjendje të bëhet gjendja jote e përhershme. Ke vendosur ta ndryshosh atë përmes mendimeve të reja.


Ne mund t’i kontrollojmë mendimet tona. Nuk jemi të obliguar t'i pranojmë modelet e të menduarit të mjerimit, të disfatës dhe të mungesës. Nëse jemi duke i mbajtur këto modele të të
menduarit, ne mundemi dhe duhet t’i ndryshojmë ato. Ky është Ligji i të Menduarit.


Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.